Si do eliminohej gegnishtja

Arshi Pipa merr ne analize logjiken e diagrames qe Androkli Kostallari e paraqiti ne kumtesen e tij ne Kongresin e Drejtshkrimit me 72 skema marksiste se si do te eliminohej gegerishtja referenca toskerishtja e Naimit - Kostallari flet per ShNjL si nje forme letrare sui generis struktura e se ciles kombinon elementet themelore te shqipes me elemente te rendesishem dallues te te dy dialekteve
Dy dialekte apo dy gjuhe
Diskutojme diagramen e Kostallarit mbi ShNjL ne kumtesen e tij mbajtur ne Kongresin e Drejtshkrimit diagrama eshte fotokopje e botimit frengjisht te kesaj kumtese te Kostallarit
Sipas diagrames rrethi me i madh i hijezuar K qe paraqet ShNjL nderpritet me dy rrathet anesore J toskerishtja dhe V gegerishtja. Veme re se nderprerja e rrethit te toskerishtes eshte lehtesisht me e madhe se ajo e gegerishtes. Perllogaritja ime e pranise faktike te gramatikes gege ne parathenien e Kostallarit per fjalorin e ShNjL ishte vetem 1.7 kurse vetem 0.1 te kapitulli i Kadarese
prej romanit Kronike ne gur. Kostallari nuk jep figura ne kumtesen e vet. Por duke gjykuar prej madhesise se sektorit gege brenda rrethit te hijezuar K qe paraqet ShNjL gramatika gege duhet te ishte e pranishme te kjo e fundit ne masen rreth 25-30. Ndryshimi eshte kaq i madh sa nuk le vend as per krahasim. Cili prej nesh e ka gabim Meqe une do ti metaforizoja prurjet e gegerishtes ne ShNjL si piper i hedhur mbi pjaten e gjelles Kostallari e paraqet grafikisht kete prurje si pjate e plote sektori gege i perngjet ne dukje nje pjatance. Mos valle ndoshta Kostallari ne hesapet e veta me mend nuk eshte duke llogaritur vetem pjesen e gramatikes gege qe ka hyre ne ShNjL por edhe ne menyre te vecante pjesen e leksikut e frazeologjise gege e cila me te vertete sic do ta shohim pas pak eshte mjaft e gjere
Po te jete keshtu une do te isha dakord me te. Por ne paragrafin ku diskutohet diagrama ai shkruan se gjuha kombetare letrare shqipe eshte formuar dhe po kristalizohet si nje koine letrare sui generis korsivi i Kostallarit e cila perfshin ne strukturen e saj korsivi im A. P. elementet themelore te perbashket te shqipes si dhe elemente te rendesishem dallues nga te dy dialektet... Brenda kesaj fjalie po e lexoj fjalen strukture me kuptimin gramatike e cila nuk duket se nenkupton ndonje shtese qe ka te beje me leksikun dhe frazeologjine. Dhe ne paragrafin qe pason ai vazhdon ta ilustroje konceptin e tij te koinese letrare duke cituar nje pasazh prej 14 rreshtash nga Bageti e bujqesia te Naim Frasherit tek i cili ai zbulon 24 raste dallimi prej normes se sotme. Asnjeri prej ketyre rasteve nuk ka te beje me leksikun ose frazeologjine toske por vetem me gramatiken me sakte me fonologjine. Te 24 rastet sipas llogaritjes sime jane 27 qe ndryshojne prej normes te padhene nga Kostallari jane si me poshte 3 e fundore ne fjale me theks tejfundor te cilat duhet te kthehen ne parafundore permes eliminimit te e-se se tepert e te vjetruar patundure udhetarite varfere 1 e e brendshme e tepert qe duhet hequr temer 2 e te vendosura gabim e qe duhen ndrequr permes metatezes zemre gtzemer persipre gt persiper 6 raste e-sh nen theks qe duhen shnderruar ne e te theksuar brenda gt brenda zemer gt zemer zemernn gtzemren ergjent gtargjend shkembenj gt shkembenj lumenjgt lumenj 1 e e brendshme qe duhet kthyer ne je pellore gt pjellore 1 e e brendshme qe duhet kthyer ne i desheruar gt deshiruar 1 folje e sinkopuar qe duhet zevendesuar me formen e saj te plote mbluar gt mbuluar 1 folje e sinkopuar qe duhet zevendesuar me formen e saj te plote mba gt mban 1 kontraktim shkrirje qe duhet zevendesuar me formen e saj te plote malle gt mallin mallne 2 fjale qe kane bjerre nje zanore e qe duhet te zevendesohen me formen e tyre te plote e dyta prej te cilave me heqjen e e-se se brendshme q gt qe zemern gtzemeren 2 raste denazalizimi duronj gt duroj nde gt ne 4 raste trajtash te shkurtra te kundrinorit te zhdrejte veta e trete shumes ne vend te pergjegjeseve te tyre te vetes se dyte u ne vend te ju dhe 1 rast mospershtatjeje te pjesores se shkuar lulezuar ne vend te lulezuara ne sheshe te lulezuar.
Dy dallimet e fundit numerohen si gabime shkrimi. Por Kostallari e lavderon gjuhen e Naimit si koineja letrare me e perkryer jugore toske e periudhes se Rilindjes. Ajo cfare eshte shkruar deri tani nuk e mbeshtet kete thenie. Po ta analizonte Kostallari drejtshkrimin e nje pasazhi nga disa artikuj te Konices tek Albania ai me gjase nuk do te gjente ne ta as gabime shkrimi e me siguri as e te teperta te shtuara pas parafundoreve. Megjithate e kam tjeterkund fjalen te 27 rastet e dallimeve ne fjale na japin shembelltyren e rregullave baze fonologjike te reformes se ShNjL-se ne perputhje me variantin letrar toske me shume se gjysma e rasteve merren me menyren e te shkruarit te e-se dhe jo ne perputhje edhe me variantet letrare gege.
Ne te 27 rastet e shqyrtuara kam gjetur vetem nje gjysme-gegizem ergjent G argjand. Por Kostallari flet per ShNjL si nje forme letrare sui generis struktura e se ciles kombinon elementet themelore te shqipes me elemente te rendesishem dallues te te dy dialekteve. Shembulli i mesiperm i Naimit tregon elemente dallues se ShNjL dhe te toskerishtes letrare e jo elemente dallues te gegerishtes e toskerishtes. Cfare ai shkruan eshte e gjitha nje quid pro quo Roma per Toma. Po te ndertoja une nje diagrame me rrathe do tia filloja me heqjen e dy rratheve vec e vec i pari per te paraqitur strukturen e ShNjL-se e i dyti per leksikun e frazeologjine e saj pasi qe te dy perfaqesojne kategori te dallueshme gjuhesore te cilat Kostallari i ka shkrire njera me tjetren. Sipas diagrames se tij sektoret e formuar ne forme trekendeshi B e B1 te ShNjL-se te marre se bashku zene gati-gati te njejten siperfaqe sa nderprerja e toskerishtes. Si duhet ta lexojme ne edhe kete vecanti te cuditshme te kesaj diagrame B e B1 jane percaktuar si elemente te formuar ne jeten e pavarur te gjuhes letrare si nje sistem mbidialektor. Kuptimi i kesaj fjalie shpjegohet ne dy faqet vijuese ku thuhet se gjuha shqipe tashme eshte ne gjendje tu pergjigjet te gjitha nevojave dhe kerkesave te jetes shoqerore kulturore e intelektuale shqiptare. Kjo u be e mundur nga njera ane nepermjet asimilimit te mijera fjaleve dhe shprehjeve nga burimi folklorik i te gjitha krahinave dhe nga ana tjeter nepermjet krijimit te nje terminologjie me te specializuar tekniko-shkencore e shperndare ne fjalore te ndryshem terminologjike te specializuar gjuha e te cileve megjithate ka ruajtur kontakte te gjalla me gjuhen e popullit po aty. Por ne qofte se burimi folklorik dhe gjuha e popullit mbeten themelore ne formimin e terminologjise se re dhe te fjaloreve ne pergjithesi a mund te quhet e pavarur jeta e gjuhes letrare dhe a mund te quhen mbidialektore elementet qe e pasurojne ate Te thuash se ShNjL perben nje sistem mbidialektor me jete te pavarur eshte saktesisht si te pohosh se ShNjL eshte nje gjuhe e re e cila qendron mbi dy dialektet letrare ashtu si sinteza qendron mbi antagonizmin e tezes dhe antitezes ne nje proces dialektik. Diagrama e Kostallarit eshte kryer me klishene marksiste ne mend ne te cilen gegerishtja perfaqeson tezen dhe toskerishtja antitezen ku ShNjL i bie te jete sinteza. Pyetja tjeter eshte nese skema e Kostallarit ashtu sic eshte e vizatuar ne leter pasqyron skemen e opozicionit marksist teze / antiteze ne mendjen e tij.
Dialektika e Kostallarit
Sipas marksizmit ndeshja mes tezes e antitezes eshte nje perleshje qe te con ne luftim trup me trup ne te cilin njeri prej kundershtareve orvatet ta nenshtroje tjetrin. Luftimi nuk eshte i pranishem te diagrama e Kostallarit. Rrathet e gegerishtes e te toskerishtes nuk nderpriten ata thjesht takohen vetem ne nje pike. Kesisoj i bie te pohosh se ata rrathe jane pa lidhje mes tyre te huaj per njeri-tjetrin. Me fjale te tjera gegerishtja e toskerishtja nuk jane dy dialekte te se njejtes gjuhe ato jane dy gjuhe te ndryshme. Eumlshte shume domethenese se sektoret ne forme trekendeshi B e B1 te cilet perfaqesojne natyren e pavarur dhe mbidialektore te ShNjL-se jane te vendosur jashte kufijve te rratheve te gegerishtes e toskerishtes. Nje studenti te antropologjise te cilit i qelloi ta shihte diagramen te cilit ia shpjegova domethenien e saj menjehere dha kete koment Dialektet nderveprojne dy rrathet duhet te nderpriteshin.
Do te kishim per te thene plot gjera rreth teorise gjuhesore e cila i konsideron dialektet si gjuhe te degraduara. Ketu kam deshire te shtoj edhe pak rreshta per te shpjeguar se si eshte puna qe diagrama e Kostallarit ne fakt e kundershton skemen marksiste te dialektikes marksiste. Skema e tij eshte statike jo dinamike. Ajo eshte mekanike jo dialektike. Si gjuhetar Kostallari qe specializuar ne lemin e fjaleformimit me vemendje te vecante per kompozitat. Me ka qelluar te lexoj disa artikuj te mire te tij rreth ketyre. Gjithashtu ai shkruan rregullisht rreth zhvillimit te ShNjL-se ku ai eshte bere praktikisht diktuesi sepse vetem nje mendje arrogante e ahistorike mund te hartonte nje diagrame ne te cilen cfare eshte bere per zhvillimin e toskerishtes brenda nje brezi fjala eshte per konceptin e tij rreth jetes se pavarur te ShNjL-se prej ekipit hartues se ShNjL-se dhe prej atij vete perputhet me cfare eshte bere rreth nje mijevjecari prej toskerishtfolesve e prej shkrimtareve toske dicka krejtesisht e sugjeruar prej madhesise e sektoreve B e B1 te marre se bashku te cilet zene pothuajse te njejten siperfaqe sa sektore i vete dialektit toske.
Menyra se si eshte perdorur hapesira ne diagrame zbulon formacionin mekanik te mendjes se autorit rrathet e pranevene dhe sektoret e formuar ne trajte trekendeshi i binden logjikes se kompozitave.