E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut përmbyten rrugëte Fushë Krujës

FUSHE KRUJE- Reshjet e shiut këtë fund korriku kanë rikthyer përmbytjet në rrugët e qytetit të Fushë Krujës. Që prej orëve të para të mëngjesit e gjithë zona është përfshirë nga reshje intensive të cilat shkaktuan jo pak probleme në disa akse kryesore, përfshirë dhe qendrën e qytetit.

Niveli më i lartë i ujit arriti deri në 20 centimetra, duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Situata ka vijuar e njëjëtë deri në mesditë, ku si pasojë e ujit në rrugët kryesore ka patur ngarkesë të qarkullimit të mjeteve duke shkaktuar trafik dhe bllokim të tyre për disa minuta.

Mësohet gjithashtu se përmbytje ka patur dhe në tregun e qytetit të Fushë Krujës, ndërsa pas mesditës situata është përmirësuar si pasojë dhe e ndërprerjes së reshjeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›