Shifra marramendëse për sendet e Gandit
Gjyzlykët e njeriut që mishëron edhe sot e kësaj dite paqen e pastërtinë morale, u shitën të premten në një ankand të zhvilluar në Nju Jork për një mal me dollarë. Lajmi i nxjerrjes në shitje të disa sendeve personale të Mahatma Gandit në shtëpinë njujorkeze të ankandeve, "Antiquorum Auctioneers", kishte shkaktuar një valë pakënaqësie të fortë në gjithë Indinë, sikur në Manhatan të qe nxjerrë në treg një copë e shpirtit indian.
Mosmarrëveshjet
Kryeministri Manmohan Singh kishte kthyer përmbys ambasadën e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të sigurohej se koleksioni i objekteve do të kthehej në atdhe. Ambika Soni, ministrja e Kulturës, këmbëngulte në të njëjtin drejtim: "Mundësia e fundit është pjesëmarrja në ankand". Më pas, Gjykata e Lartë e Delhit dërgoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhrin surreal për ndalimin e ankandit, gjë që e pengonte qeverinë të merrte pjesë si palë e interesuar për t‘i blerë sendet. Që nga ai çast, një ofertë zyrtare shihej nga kjo gjykatë "si përçmim".
Blerësi miliarder
Nderin indian e shpëtoi Vixhai Malia, manjati i pijeve alkoolike dhe linjave ajrore, padron i birrës "Kingfisher". Dërgoi në ankandin e Nju Jorkut, Toni Bedin, një zotëri tipik indian, me mjekër të zbardhur, me turban të bardhë, këpucë të verdha e syze të rrumbullakëta, i cili e fitoi garën "kush ofron më shumë", duke bërë përpara me shifrën 1.8 milionë dollarë, shumë më e lartë nga ajo e ofruar prej agjentit të ish-yllit të kriketit, Dalip Doshi.
Fituesi i ankandit shtiu në dorë syzet me skelet metalik të larë në flori, aq të njohura në fotot e shumta të Gandit, që qarkullojnë sot në gjithë botën; një palë sandale lëkure të konsumuara nga përdorimi; një orë xhepi të markës "Zenith", e vitit 1910, me numra të mëdhenj e pak të ngrënë nga koha; një filxhan dhe një pjatë metalike.
Ato syze Gandi ia kishte dhuruar në vitet tridhjetë kolonelit Shiri D. Nawabin. "Përmes xhamit të tyre pashë Indinë e lirë", i kishte thënë ushtarakut, ndërsa ia zgjaste. Këtyre sendeve u qenë shtuar edhe rezultatet e analizave të gjakut, të kryera nga Gandi në spitalin Irvin të Delhit, si dhe një telegram i tij personal.
Ai që e ktheu rastin e ankandit mbi objektet e Gandit në një çështje ndërkombëtare (e ngjashme me atë të dy statujave të bronzta kineze të hedhura në treg nga Sen Loren, duke nxitur protestat e Pekinit kundër shtëpisë së ankandeve "Christie‘s") ishte regjisori i ri i dokumentarëve, Xheims Otis, kalifornian e koleksionist.
Regjisori pacifist
Regjisori, shtatgjatë, i hollë, me flokët e prera shumë shkurt, nuk kërkoi të luante rolin e atij që te sendet e njeriut që e përçmonte thellësisht materializmin të shihte vetëm mundësinë për fitime materiale: "Fitimet nga shitja do të përdoren për qëllime pacifiste". Arriti deri në pikën sa të bënte një propozim që do i cyste nervat edhe një qeverie shumë më të qetë se ajo indiane: pranonte t‘i dhuronte sendet e Gandit, por vetëm në rast se Delhi pranonte të shtonte përqindjen e bilancit shtetëror që shkon në ndihmë të të varfërve, si dhe të propagandonte në selitë qeveritare filozofinë e Gandit. Ofronte edhe një alternativë tjetër: një tur relikesh për promovimin e gandizmit në 78 vende.
Kundërshtimet e shtetit indian
U vuri tabelën "Ndal" këtyre kërkesave nënsekretari i Punëve të Jashtme, Anand Sharma, duke sqaruar se këto kushte dhunonin sovranitetin e Indisë, madje kishte shtuar se edhe vetë Gandi nuk do t‘i kishte pranuar. Pranë çastit të finales së madhe të Manhatanit, Otis dërgoi avokatin e vet për të ndërprerë ankandin, por pa sukses. Për ironi, vetë urdhri i Gjykatës së Lartë indiane për ndërprerjen e ankandit tani nxjerr disa vështirësi teknike për rikthimin e sendeve në atdhe. Gjithsesi, në Indi të gjithë janë të bindur se sendet do t‘i kthehen shpejt vendit që i përkasin.
Popullariteti i sotëm i Gandit
Tushar Gandi, stërnipi i Mahtmës (që do të thotë "shpirti i madh") tha nga Mumbai për të përditshmen amerikane "The New York Times": "Jam shumë i lumtur. Tani ato sende do të kthehen në Indi". Duhet të jenë në shtëpi këtë vit, për 140-vjetorin e lindjes së apostullit kundër dhunës. Pavarësisht flakës patriotike të provokuar nga ankandi i Nju Jorkut, popullariteti i kësaj ikone të paqes është zbehur disi në Indinë e bumit të jashtëzakonshëm ekonomik. Mbetet një ikonë e pavarësisë së vendit, por ka të ngjarë të jetë më pak popullore se Nehruja, ati i republikës.
Një sondazh televiziv i zhvilluar para pak vjetësh nxori në pah se shumë prej parlamentarëve indianë nuk ia dinin emrin e plotë, Mohandas Karamçand Gandi. Fjalët e tij, "nuk duhet që si bretkosa në pus të mendojmë se besimi ynë fetar përfaqëson të vërtetën e besimet e tjera janë false", janë vite dritë larg nga nacionalizmi i sotëm hindu, që ka bërë për vete një pjesë të mirë të borgjezisë (jo rastësisht edhe vrasësi i tij qe një hindu radikal). Ashis Nandi, një socio-psikolog indian brilant, por edhe provokator tepër i njohur, ka thënë: "Sot tre ndjekësit më të mëdhenj të Gandit nuk janë as indianë e as hindu: Nelson Mandela, Aung San Su Kji dhe Dalai Lama".