E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjordi "zbut" Adelajdën, Zhuljeta ia "lyp" Arjonit

Bjordi "zbut" kryeneçen Adelajda

Nuk është se duhet ndonjë
lodhje e madhe të hysh në
debat me Adelajdën, aq
më shumë kur bëhet fjalë
për madhëniet djalë vajzë, të cilat
konkurentja i mendon si një shekull
më parë.Bjordi vetëm i është afruar
vajzës, gjatë kohës që ajo ishte e shtrirë
dhe e ka përkëdhelur. Por, pa kaluar
shumë kohë, ai është përballuar me
nervozizmin e tejkaluar të banores
me të cilën ai, dhe shumë të tjerë, po
ndajnë përvojën në "Big Brother 2.
Bjordi ka kërkuar nga ajo arsyen se
pse reagon kaq dhunshëm, pasi bëhej
fjalë vetëm për një përkëdhelje që ai ia
dhuroi pafajësisht. Bjordi, me qetësi, e
ftoi Adelajdën të flasin dhe kërkoi që
në të ardhmen ajo të mos reagojë si të
ishte një grua në moshë të thyer dhe
jo sikur është vetëm 22 vjeçe.
Me ëmbëlsinë e tij, djaloshi durrsak
arriti ta zbusë ngurtësinë e vajzës
dhe paqen mes tyre e vulosën duke u
shtrënguar në një përqafim.

Zhuljeta ia "lyp" haptas Arjonit

Që njëri nga të dy konkurrentët është tashmë
i humbur pas tjetrit, kjo nuk do shumë
për t‘u kuptuar. Por nëse jemi mësuar
që të jenë djemtë ata që shprehin haptas
dashurinë vajzave,
këtë radhë, "Big Brother
2" po bën revolucion,
sepse të gjithë kemi parë
Zhuljetën të marrosur
pas Arjonit. Përveç faktit
se ajo nuk i ndahet asnjë
hap djalit bukurosh, nuk
kanë munguar rastet që
këtë simpati ta shfaqë
edhe gjatë bisedave, pavarësisht
se ka zgjedhur
ta fshehë pasionin, me
emrin shoqëri. Kush ka
qenë i vëmendshëm, nuk
i ka shpëtuar një batutë
e Zhuljetës, që gjatë
bisedës së mbrëmjes
të së martës së shkuar,
rreth orës 22:35, i ka
shprehur haptas Arjonit
tërheqjen që ka për të.
Kur djaloshi vlonjat po i
thoshte Zhuljetës se ajo
thotë që di të gatuajë,
por nuk ka gatuar kurrë,
që di të debatojë,
por nuk ka folur kurrë,
që di të kërcejë por që
ai nuk e ka parë kurrë
ta bëjë një gjë të tillë, më pas e ka ngacmuar
pak më shumë. Ai i ka deklaruar se Zhuljeta shpesh
thotë, se e bën atë gjënë (duke aluduar në marrëdhëniet
intime) por nuk e ka bërë kurrë atë veprim. Në
këtë pikë, vajza i është kthyer me fjalët "Po, jam gati
ta bëj, por ti nuk dëshiron".

Aida: "Këta janë lepurushë"...

Pasi ishin çlodhur një ditë të tërë, pas spektaklit
të së shtunës, banorët zgjodhën darkën për
t‘u afruar dhe diskutuar me njëri-tjetrin. Atë
mbrëmje, vajza energjike e këtij edicioni, Aida,
u bashkua me Dritanin për të komentuar jetën brenda
shtëpisë dhe për të dhënë opinionin e saj të drejtpërdrejtë
ndaj shumicës së banorëve.
Ajo nuk ia përtoi që t‘i konsideronte konkurrentët
si "dhjaksë", duke i gjykuar si të dobët dhe pak të guximshëm
që të shprehin haptas mendimin e tyre. Nuk
dihet se pse Aida zgjodhi "ushtarakun" serioz për këtë
rrëfim, duke parë se ata nuk i lidh ndonjë miqësi e
madhe, por ndoshta pozicioni i heshtur i Dritanit e ka
bërë vajzën shpërthyese të ndjehet komode për të folur.
Pa marrë një pozicion favorizues, Dritani e këshilloi
Aidën që të mos marrë zjarr kohë e pa kohë dhe të jetë
më e përmbajtur. Ai i kërkoi asaj që të mësojë t‘i bëjë
dallimet, sepse jo të gjithë banorët janë ngjashëm në
sjellje. Sipas Dritanit, Aida do të bënte mirë që të gjente
ndryshimet në karakterin e çdo banori dhe të mos sillej
me të gjithë njëlloj.

Arjon nikoqiri

Irevoltuar ka dalë djaloshi
vlonjat në oborrin e shtëpisë,
ku gjendej Qetsori dhe
Pavlini. Arjoni ka shprehur
shqetësim se pse banorët nuk e
vrisnin fare mendjen për gjendjen
e mjerueshme në të cilën ishte
shtëpia. Sipas tij, ambientet ishin
të pista dhe askush nga konkurrentët
nuk mërzitej për këtë gjë.
Arjoni nuk u ndal të përkufizonte
të gjithë banorët e shtëpisë
si të pisët dhe, mbi të gjitha, indiferentë.
Djaloshi që i ka marrë mendjen
Zhuljetës, ishte gati-gati i nevrikosur
me banorët që kalojnë mbi
plehrat që kanë bërë ata vetë dhe
nuk marrin t‘i pastrojnë. Disa orë
më pas, gjatë bisedës vetëm për
vetëm me Qetsorin, në dhomën e
gjumit, Arjoni i tregoi atij se kishte
marrë një edukatë në familje, ku të
gjithë janë krahë pune dhe duhet
të kontribuojnë në mbajtjen e
pastërtisë.
Arjoni nuk arrin ta besojë se
shumë nga banorët e shtëpisë
kujtojnë se janë vetëm dhe nuk
dinë të jetojnë në bashkësi.

Qetsori: Po fitoi Bjordi, do të "hidhem nga kalaja"

Qe është një njeri me
dëshirën e madhe të
protagonizmit edhe në
situatat më banale, kjo
nuk ka dashur shumë
të kuptohet mbi karakterin e
Qetsorit.
Në orët e vona të qëndrimit në
verandën e shtëpisë së "Big Brother
2", Qetsori, me nota të forta
nervozizmi, i është qarë Pavlinit
mbi nivelin e konkurrentëve.
Banori 33-vjeçar nga Dukati i
shikon banorët e tjerë të shtëpisë
së "Big Brother 2" si shumë pasivë
dhe të qullët. Ai është i mendimit
se ata nuk duhet të rrinë të
tërhequr, por me patjetër duhet të
marrin pjesë në lojë. Qetsori pretendon
se banorët nuk mund të
kenë mënyrën e tyre të lojës, por
njëlloj si ai, duhet të debatojnë
kohë e pa kohë dhe të jenë aktivë.
Konkurrenti që për dy javë
ishte kryefamiljari i shtëpisë më
të përgjuar në Shqipëri, u shpreh
se pjesa më e madhe e banorëve e
kanë mendjen të mbushin barkun
me bukë dhe, nga ana tjetër, hiqen
sikur të jenë rritur në Paris. Në
këtë moment shfryrjeje, Qetsori
nuk e fshehu faktin se inatin e
kishte sidomos me Bjodrin, që
sipas tij, nëse publiku do ta nxirrte
fitues, ai vetë do të "hidhej nga
kalaja". Nuk e dimë sa seriozisht
e ka pasur dhe nëse do ishte aq i
vendosur sa ta bënte vërtet, por,
në fund, Qetsori, ka deklaruar se
nëse banorët nuk bëhen më aktivë
dhe interesantë, ai do ta lërë
lojën dhe do të dalë nga shtëpia.

Mesida dhe Qetsori pranojnë se e kanë provuar drogën

Në vazhdën e shumë temave
që janë hapur dhe
diskutuar në shtëpinë e
madhe "Big Brother 2",
nuk kishte si të mungonte edhe
debati që duket shumë aktual, mbi
drogën. Ndërkohë që shumë prej
banorëve flisnin të sigurt për këtë
fenomen, por në vetën e tretë, 33-
vjeçari nga Vlora dhe banorja më e
re e shtëpisë më të përgjuar në Shqipëri,
treguan haptas përvojën e tyre.
Qetsori dhe Mesida pranuan para
konkurrentëve të tjerë dhe shikuesve
nga ekrani se kishin pasur përvoja të
drejtpërdrejta me lëndët narkotike.
Qetsori rrëfeu se kohë më parë
kishte shuar kuriozitetin dhe kishte
provuar disa lloje drogash të lehta,
ndërkohë që edhe Mesida pranoi të
njëjtën gjë.
Vajza u tregoi banorëve se kishte
pasur një përvojë traumatike me
hashashin dhe pasi e kishte pirë për
herë të parë edhe të fundit, ishte
ndjerë shumë keq fizikisht. Mesida
e risolli atë moment në kujtesë si
një përvojë të hidhur dhe aspak të
këndshme.

Arjoni pajton Mozën me Bjordin

Sipas Mozës, ajo mund
të luajë me djemtë,
madje edhe t‘i ngacmojë
me duar, por në
momentin kur djali i kthehet
asaj, loja mbaron.
Edhe mbrëmjen e së dielës,
kur ora shënonte 23:30,
Moza, me shaka, po ngacmonte
Bjordin, i cili në lojë e
sipër iu kthye vajzës, duke e
gudulisur fort. Por ky veprim
i djaloshit simpatik, nuk i
pëlqeu shumë konkurrentes
nga Kosova, e cila vendosi të
bëhej serioze dhe e la lojën.
Nga ana tjetër, Bjordi, me
të drejtë, po vazhdonte të
zbavitej dhe po e dëgjonte
vajzën që papritur u mblodh
dhe thirri mjaft. Bjordi e la
lojën menjëherë dhe iku,
larg Mozës. Në këtë skenë,
ishte i pranishëm Arjoni dhe
duke qenë dëshmitar i një
situate që nuk duhej marrë
seriozisht, nuk përtoi të bëjë
mediatorin dhe ta ulë Bjodrin
përsëri afër Mozës, që t‘i
pajtonte.
Duke qenë se Bjordi ishte
i sigurt në faktin se kishin të
bënin me një lojë, nuk arrinte
t‘i kërkonte falje me gjithë
mend bukuroshes kosovare.
Historia lindi si lojë dhe,
me gjithë hatërmbetjen e
Mozës, Bjordi fjalën më fal ia
tha me të qeshur, aq më shumë
kur paqen po e vendoste
Arjoni, ai që dikur ishte rival
në miqësinë me këtë vajzë.

Flet Frensi, motra e Arjonit

Përshëndetje Frensi. Si janë
marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin
janë shumë të ngushta.
Jemi si motër e vëlla, ashtu
edhe shokë shumë të mirë.
Gjithashtu edhe shoqërinë e
kemi të përbashkët. I besojmë
shumë njëri-tjetrit dhe flasim
edhe për problemet tona që
mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth
marrëdhënieve që kanë vajzat
me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha
sukses me vajzat, d.m.th përveç
faktit që është bukurosh, ai
është edhe shumë i sjellshëm
me femrat. Është i shkathët dhe
arrin t‘i bëjë për vete. Gjithashtu
mundohet të bëjë maksimumin
për të qenë sa më korrekt në
një lidhje.
Si janë njohur me Roselën
(ish e dashura e Arjonit në
Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur
në një moshë shumë të re,
kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç.
Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan
më tepër kur Arjoni ishte
rreth 18 vjeç. Ata janë njohur
në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën,
më tepër ka qenë një dëshirë e
mamasë, ose një shtysë e saj që
Arjoni të dilte me Roselën, sepse
i dukej vajzë e sjellshme dhe e
këndshme. Por vitin e fundit,
marrëdhëniet mes Arjonit dhe
Roselës u ftohën ndjeshëm dhe
më tepër shkak për këtë ka qenë
edhe puna e Roselës, sepse punon
në një qendër estetike dhe
kohët e fundit ajo kishte pak
kohë për të dalë, madje edhe
telefonatat mes tyre u rralluan
shumë. Gjithsesi Rosela ishte
në Tiranë për herë të fundit në
tetor gjatë audicionit për hyrjen
e Arjonit në "Big Brother". Ata
faktikisht janë ndarë, madje
edhe Arjoni ia ka shprehur një
gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai
do të pranohej në shtëpinë e
"Big Brother", lidhja e tyre konsiderohej
e përfunduar, sepse
atje brenda ai edhe mund të
dashurohej me ndonjë vajzë
tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë
raportet e mira me njëri-tjetrin,
në mënyrë shoqërore.
Arjoni dashurinë e madhe
për mendimin tim e ka provuar
gjatë nëntorit, kur ai u njoh me
një vajzë shqiptare, sërish në
atelienë tonë, por kësaj radhe
në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje
të tij të re duket me të vërtetë
shumë i përfshirë emocionalisht,
duke pritur çdo telefonatë
që mund t‘i vinte edhe në orët
e vona të natës. Emrin e vajzës
nuk mund ta bëjmë publik,
për arsye të disa ndërlikimeve
që mund t‘i sjellim edhe asaj
në jetën personale, sepse ajo
është person shumë i njohur
dhe shumë publik. Por Arjoni i
ka dedikuar pikërisht kësaj vajze
edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy
germa. Pikërisht ky tatuazh do
të thotë shumë për Arjonin.
Si e shihni historinë mes
Arjonit dhe Zhuljetës brenda
shtëpisë së "Big Brother"?
Për mendimin tim, nuk ka
asnjë histori mes Arjonit dhe
Zhuljetës. D.m.th më tepër
duket e interesuar Zhuljeta për
Arjonin se sa e kundërta. Normal
që çdokujt do t‘i pëlqente
një ledhatim ose të ndihej që
ka vëmendjen e dikujt, por
kurrsesi nuk e shoh si histori e
mundshme dashurie.

Liljana rrëfen për të vëllain, Pavlinin

Pavlinin nuk e ndalonte
Kanuni që të shihte
familjen e tij, por ishin
disa gjëra të ardhura
nga rrethi familjari i ishbashkëshortes
së tij, që shiheshin
qartë që ishin kërcënim
dhe ai, për të mos vënë veten
në rrezik, veproi në atë mënyrë.
Por që duhet të theksohet dhe
që është arsye shumë e fortë,
është se takimi i tij me fëmijën
mund të krijonte probleme me
gjendjen emocionale të saj,
ngaqë ajo ishte shtatzënë.
Ajo donte dhe nuk donte të
vjetrën, respektonte tradicionalen,
ndërsa Pavlini ishte formuar
prej 9 vitesh në Itali, me një
vizion të ri për jetën, ndryshe
nga mentaliteti verior dhe nuk
po arrinin një të mesme që ta
mbante familjen në këmbë.
Pikërisht përplasja mes së resë
dhe së vjetrës me bashkëkohoren,
të cilën Pavlini përfaqëson,
pasi ka jetuar disa vite jashtë
dhe larg së vjetrës, rregullave
të Kanunit mbi 570-vjeçar, të
cilat përdoren si argument nga
ish-gruaja dhe rrethi i saj i gjerë.
Në këtë aspekt, duhet kuptuar
ndikimi i Kanunit në këtë lidhje
martesore. Sipas Kanunit që ata
shprehin, nuk lejohet të ndahet
gruaja edhe kur martesa ka mospërputhje
të forta mendimesh
dhe nuk funksionon dhe ai nuk
mund të pranojë që jeta e tij
të kushtëzohet nga rregullat e
Kanunit, ndërkohë që ne jemi
në vitin 2009, që të mos bëhej
viktimë e këtij Kanuni të egër.
Pikërisht këtu lindi kontradikta
me ish-bashkëshorten që nuk
mundi të ecë në hapat e tij,
ndonëse Pavlini është përpjekur
dhe i ka kërkuar familjarëve të
saj që të mos mendonin për
Kanunin dhe opinionin, por të
mendonin për çfarë ata kishin
nevojë. Rrethi i saj familjar i ka
kërkuar Pavlinit që ai të përdorte
ndaj ish-gruas së tij dhunën fizike,
por jo ndarje, por Pavlinit
nuk ia lejonte edukata familjare
dhe formimi i tij të bënte këtë
gjë, ishte e pamundur për të
kjo lloj sjellje dhe në këtë rast
këto shërbenin si një mburojë
për ish-bashkëshorten e tij, për
t‘i imponuar Pavlinit martesën
e dështuar. Ai thoshte: "Njeriu
ka një jetë dhe për asnjë arsye
nuk mund t‘ia falë askujt tjetër.
Duke qenë se rrethi i saj janë të
lidhur me Kanunin, për ata ishte
e papranueshme që burri ta
kthente në shtëpi vajzën e tyre,
përveç dy arsyeve që fatmirësisht
nuk ekzistonin, por që për
Pavlinin ato arsye nuk kishin
rëndësi, sepse mendonte që
ato janë personale dhe që çdo
njeri duhet t‘i bëjë për veten e tij,
dhe ai mendonte që nuk duhet
t‘ia dinte për nder për faktin që
ajo nuk i kishte. Ta kuptojnë të
gjithë ata që e kanë parë Pavlinin
si brenda shtëpisë së "Big
Brother", ashtu edhe jashtë saj
dhe që e njohin në jetën e përditshme
se ku qëndron pengesa
që i bën Kanuni në kohën e sotme
funksionimit normal të jetës
bashkëshortore. Në rastin konkret,
Pavlini nuk kishte arsyet e
duhura që Kanuni pranon për
t‘u ndarë (arsyet që u përmendën
më sipër) edhe pse familja
nuk po funksiononte. Pra, Pavlinit
nuk iu dha zgjidhje tjetër nga
familja e ish-bashkëshortes për
të takuar fëmijët.

1.2.3… ec tjetri

Florian Binaj, aktori që interpreton Policin në spektaklin "Portokalli" dhe një nga personazhet
më pikantë të emisionit radiofonik "Rikoshetë", komenton banorët e "Big Brother 2"

REPUBLIKA KASMAHU
1 - Pa shumë përvojë
2 - E dashur kur do
3 - Pëlqen Arjonin, por e sheh
si të pamundur
ADELAJDA XHAMANI
1- Shumë simpatike, portret
me tipare mishtore
2- Flet pak si shumë
3- Ndihet e kërcënuar nga
rivalet
ZHULJETA DACI
1- Mendon se është pikë
kyçe e "Big Brother 2"
2- I gënjen portreti kur thotë
se s‘gënjen
3- Po e verbon Arjonin me
fjalë
AIDA TROKA
1- Egoiste
2- Ofendon të tjerët nëse
nuk bëjnë (mendojnë) atë
që ajo bën (mendon)
3- I duhet një rivale që të
shihet se kush është në të
vërtetë
LIRITA HALILI
1- I shmanget bisedave që
vetë i nis, me zë të ulët
2- Sens humori
3- Nuk ka shfaqur ende një
identitet të qartë
MIMOZA KRASNIQI
1- E bukur
2- Dashuron veten dhe
shikimet e djemve
3- Pasive në maksimum
ARDJAN POJANA
1- Me përvojë
2- I distancuar pak nga të
gjitha grupet që janë
krijuar aty
3- Nuk ngjan më me
Ardjanin që pamë në fi llim
PAVLIN POLIA
1- Shumë shumë pasiv
2- E vetmja gjë që na ka
bërë të shohim është që
rri dhe sheh
3- I heshtur si bora mes së
cilës është rritur
DRITAN SHEHAJ
1- 70 për qind serioz dhe 30
për qind pasiv
2- I duken të tjerët si
të lëshuar dhe jo të
përmbajtur
3- Pas tri javësh, qeshi për
herë të parë
BJORDI MEZINI
1 - I përkëdhelur
2 - I pafat me gocat
3 - Shumë i ndjeshëm
ARJON MUÇA
1 - Simpatik
2 - Ka fobi nëse fl asin keq
për të
3 - Po i zvogëlohet gjithnjë e
më shumë infl uenca në
shtëpi
QETSOR FERUNAJ
1 - Shumë i shkathët
2 - Elastik në dialog dhe
situata
3 - E ka marrë lojën si një
pushim, ndoshta tremujor
1 - Si të duket karakteri
i personazheve
të këtij edicioni të "Big
Brother", muzikë rock
apo e qetë?
Banorët e këtij edicioni
të "Big Brother" janë
muzikë e qetë.
2 - Si të duket niveli i
aktrimit të tyre?
Mesa po ndjek, më
është krijuar bindja se ka
nga ata banorë që dinë ta
fshehin mirë strategjinë
e tyre. Por ka edhe nga
ata që e kuptojnë, por
ruhen, ngaqë nuk janë
aq të aftë sa ta fshehin.
Ajo që më bie më shumë
në sy është fakti se dy
apo tre prototipa kanë
zgjedhur të rrinë pasivë
ndaj gjithçkaje që ndodh
në shtëpi dhe kjo sjell që
ata të mos kandidohen
javë pas jave.
3 - Po të ishe regjisori
në një film, çfarë roli do
t‘u besoje atyre?
Filmin do ta quaja
"ASHEN‘SORI".
Do t‘i fusja të gjithë në
një ashensor që bllokohet
të paktën për dy orë.
Normalisht, që të
gjithë do ta humbisnin
durimin njëri pas tjetrit,
me përjashtim të njërit
nga banorët, që do ta
merrte fare lehtë situatën,
i cili është Qetsori.
(Ashensori-Qetsori)
Hahaha… Vajzat do të
ishin ato që nuk e vrasin
mendjen për të shpëtuar
se nuk kanë dhomën e
tyre të zhveshjes. Moza
do qante pse nuk ka një
pasqyrë të shohë veten
se mos i është prishur
makijazhi, Bjordin do
ta zinte paniku, Pavlini
do t‘u thoshte të tjerëve
më zgjoni nga gjumi
kur të rregullohet, Aida
me Liritën do të bënin
fajtore për mungesën e
hapësirës Adelajden dhe
Erjolën (dy më trupvoglat)…
Bika do zihej me
Arjonin pse më pe, jo s‘të
pashë…etj., etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›