E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme- GZT gjermane, trajnojnë punonjësit e njësive vendore

Kualifikimit i punonjësve të njësive vendore në drejtim të hartimit të projekteve në funksion të njësive të tyre vendore ka qenë thelbi i në seminari të organizuar dje në ambientet e "Grand Hotel Europa" të Shkodrës nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me GTZ- në gjermane, me përfaqësues të qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës. Përparim Çela, përgjegjës i qendrës së trajnimit së pushtetit vendor pranë Ministrisë së Brendshme tha se ky trajnim ka si tematikë kryesore, shkrimin dhe aplikimin e një projekti konkret për nevojat që i parashtrohen çdo njësie vendore. Sipas tij, këto projekte që hartohen nga njësitë vendore dorëzohen në Këshillat e Qarqeve, ku bëhet përzgjedhja e tyre duke përcaktuar prioritetet. Për të pranishmit kanë referuar specialistë të huaj, ekspertë për këtë fushë, të cilët krahas anës teorike kanë zhvilluar me pjesëmarrësit edhe seanca praktike. Në mbyllje të trajnimit, pjesëmarrësit e seminarit, pas një testimi përfundimtar përpara komisionit përkatës, u pajisen me certifikatat përkatëse, të cilat do ti shërbejnë atyre si dëshmi të kualifikimit në këtë fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›