Shifrat private

Agjensioni Kundër Korrupsionit (AKK) ka rënë në hall me biznesmenin e njohur Behxhet Pacolli, i cili është edhe lider i Aleancës Kosova e Re (AKR).
Në fakt, bashkëpunimin e Pacollit me këtë agjencion zyrtarët e këtij institucioni e vlerësojnë si shumë të mirë. Madje, sipas tyre, ai është ndër të rrallët që ka respektuar tërësisht afatet ligjore për deklarimin e pasurisë së tij.
Por, në këtë rast, kokëçarjet e tyre kanë të bëjnë me një kërkesë që Behxhet Pacolli i ka drejtuar agjensionit të drejtuar nga Hasan Preteni.
Pasi ka deklaruar pasurinë e tij, përmes një letre të veçantë, Pacolli i ka kërkuar agjencisë që, duke u mbështetur në Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare, 2003/12, pikërisht në nenet 4.2 (a) dhe 4.6, pasuria e tij të mos bëhet publike.
Kjo do të thotë se gjithkush që është i interesuar, përfshirë edhe organet përkatëse të ndjekjes, mund të kenë qasje për të kuptuar për pasurinë e tij. Por, ajo nuk mund të publikohet në media.
Me këtë veprim, biznesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli ka vepruar tërësisht ndryshe nga kolegët e tij në Prishtinë, pasuria e të cilëve është publikuar në të gjitha mediat e vendit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...