Shumë profesorë s’i respektojnë oraret

Një monitorim i kryer, gjatë muajit maj, nga Qendra “Studim, Kritikë, Veprim” e Lëvizjes “Vetëvendosje”, në tri fakultete të UP-së, ka konstatuar se shumë profesorë nuk i respektojnë oraret zyrtare.
Mungesat më të mëdha i kanë bërë kryesisht profesorët që janë të angazhuar edhe në punë të tjera në institucione shtetërore, në kolegje private universitare, si dhe nëpër ndërmarrje të ndryshme private.
Kjo qendër thotë se ka bërë monitorimin e orëve mësimore në Fakultetin Juridik, Ekonomik dhe atë Filozofik që do të duhej të mbaheshin nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, pas ankesave të shumta të studentëve dhe duke ditur gjendjen e rëndë në universitetin publik.
Monitorimi ka filluar më 4 maj 2010 (dita e parë e punës e muajit maj) dhe ka mbaruar më 31 maj 2010.
Ariana Arifi dhe Rron Gjinovci, nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës “Studim, Kritikë, Veprim”, kanë paraqitur në një konferencë me gazetarë rezultatet e këtij hulumtimi. “Gjatë monitorimit janë vërejtur parregullsi të mëdha brenda këtyre fakulteteve. Në masë të madhe, profesorët e Universitetit të Prishtinës nuk i respektojnë oraret zyrtare, nuk i respektojnë kontratat e tyre të punës për të cilën marrin një pagë deri në 3 herë mbi mesataren e pagës në Kosovë, të cilën ata e marrin nga fondet publike që mbushen nga qytetarët e Kosovës dhe nga studentët e Universitetit të Prishtinës. Duke mos qenë në shërbim të studentëve për çka janë të thirrur, ata po dëmtojnë cilësinë e arsimit të lartë dhe studimin universitar”, kanë theksuar ata.
Hulumtimi ka treguar se oraret nuk respektohen. “Një numër profesorësh i ndërrojnë oraret zyrtare të orëve që duhen mbajtur për të shkurtuar orarin e punës së tyre. Duke e bërë këtë, ata grumbullojnë 2-3 e më shumë grupe brenda një ligjërate të vetme dhe kështu, përveç që shkelin rregullat administrative, ata krijojnë kushte të papërshtatshme për studentët që ndonjëherë kalojnë shifrën prej 200 vetësh të ndjekin normalisht një ligjërim të tillë”.
Në anën tjetër, një numër shqetësues i profesorëve kanë munguar në më shumë se 50% të orëve të planifikuara, madje disa prej tyre nuk e kanë mbajtur asnjë orë mësimore sidomos në muajin maj që ishte muaji i fundit i ligjëratave për këtë vit akademik.
Mungesat në masë kaq të madhe nuk mund të arsyetohen nga askush sidomos kur dihet se mosprania e tyre lidhet shumë me angazhimet e tyre nëpër punë të ndryshme nëpër institucione shtetërore ku bartin funksione politike, në kolegje private unversitare si dhe nëpër ndërmarrje të ndryshme private.
Ne nuk mund të presim që kjo gjendje të rregullohet nga palët që vetë janë të përfshira në krijimin e kësaj gjendjeje të rëndë por, ne mendojmë dhe do të punjmë që studentët të ngrenë zërin dhe të bëjnë presionin e duhur përmes aktivizmit studentor për ta përmirësuar gjendjen dhe thjesht për të kërkuar atë që është e drejtë që Universiteti të jetë në shërbim të studentëve e jo studentët vetëm në funksion të burimeve të pagave të administratës dhe stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.
Hulumtimi ka treguar se në Fakultetin Ekonomik, Besim Beqaj e Justina Pula, të cilët mbajnë poste ministrore, kanë mbajtur vetëm 50 për qind të orëve.
Në Fakultetin Juridik, ish-ministri Arsim Bajrami nuk i ka mbajtur asnjë prej orëve të parapara, sikurse edhe Enver Hasani, i cili është edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kurse zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka mbajtur 60 për qind të orëve të parapara.
Në Fakultetin Filozofik janë 8 profesorë, të cilët gjatë periudhës së monitorimit nuk kanë mbajtur asnjë orë: A. Drançolli, S. Bytyqi, Bujar Dugolli, N. Benxheti, L. Kryeziu, Nail Ipqiu, Nita Luci dhe Suzana Qapriqi.