E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifrat skandaloze të TVSH-së, është tërësisht me pushtetin

Share

Lexojini këto të dhëna, që kanë të bëjnë me TVSH-në (jo me Taksën e Vlerës së Shtuar, por me Televizionin Shqiptar): Në lajmet e këtij televizioni gjatë muajit qershor kreu i shtetit është shfaqur 1.91% të kohës, kryeministri 22,36% të kohës, qeveria 33,48% të kohës, PD-ja 17,77% të kohës dhe PS-ja 6,82%.

E kështu janë të gjithë muajt me radhë, deri në nëntorin e festave nacionale, ku Presidenti ka marrë 1,37% të kohës, kryeministri 44%, qeveria 25%, PD-ja 7% dhe PS-ja 5%. Kush ka parë lajmet e TVSH-së më 28 nëntor, do ketë marrë vesh se veprimtaria presidenciale atë ditë ka qenë zero.

Mirëpo ska qenë hiç kështu. Thjesht rrugaçët e TVSH-së i kanë dhënë dum punës tmos e nxjerrin portretin e tij në ekran.Dhe të kuptohemi, nuk janë rrugaçë, ngaqë nuk nxjerrin fytyrën e Presidentit në ekran. Jo, sështë fare e thënë që çdo ditë të jepen lajme me President. Janë rrugaçë sepse kohën informative në televizionin publik e lënë në dipozicion të presidentit, të kryeministrit, të qeverisë e të partive. Janë kryerrugaçë pastaj, kur 50% të kësaj kohe ia lënë boss-it të tyre, kryeministrit.

Si zor të gjendet këtyre anëve institucion publik më i pistë se sa TVSH-ja. Është më i pistë se sa Garda e Republikës.

respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›