E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Deklarata e ministrit Halimi për Xhuvanin, ndërhyrje e rëndë në pavarësinë e drejtësisë

Share

-Prokuroria: Letra e Halimit nuk bazohet në dispozita konkrete. Megjithatë dënimet i jep gjykata

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi në lidhje me inspektimin për ccështjen e Konstandin Xhuvanit, i dënuar me dy vite burg për vrasje. Prokuroria thotë se kjo deklaratë është presion ndaj gjykatës pasi ccështja është në gjykim.

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavaresine e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim.  Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Organi i akuzës pretendon se letra e Halimit është e përgjithshme dhe e pa mbështetur në dispozitat konkrete. Por megjithatë prokuroria thotë se është gjykata ajo që vendos për llojin e masën e dënimit.

Në deklaratë atakohet organi i prokurorisë për mos respektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal, dhe kjo bëhet me fjalë të përgjithshme dhe jo duke marrë parasysh dispozitat konkrete të veprës penale dhe marzhin e dënimit që parashikohet për këto vepra, të cilat duke u analizuar me rrethanat e tjera që ndikojnë llojin dhe masën e dënimit, përcaktojnë dhe politikën e dënimit. Sidoqoftë, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, duhet të kujtojmë si opinionit publik ashtu edhe Ministrit të Drejtësisë, se i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata. Kompetencën për drejtësinë e këtij vendimi apo fuqinë për ta ndryshuar atë e ka vetëm një gjykatë më e lartë, por kurrsesi një organ ekzekutiv, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›