Presidneti, Topi dekreton pesë ligje
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shpallur dekretimin e 5 ligjeve ndërmjet të cilëve edhe atë për privatizimin Albpetrol, tenderi per te cilin do te hapet se shpejti.
Topi ka dekretuar sot ligjin Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, atë Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol, sh.a. Patos, ligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 Për noterinë, të ndryshuar, si dhe Për një shtesë në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 Për miratimin e niveleve të tarifës doganore, të ndryshuar.
Kreu i shtetit ka dekretuar gjithashtu edhe ligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.