E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shifrat zyrtare irritojnë PS. Debate mes Ristanit dhe Gjonçajt

10/05/2011  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton problematikat e procesit të numërimit

Mbledhja e pasdites së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur me debate të ashpra mes përfaqësuesve partiakë pranë këtij komisioni. Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, ka akuzuar se institucioni qendror zgjedhor nuk po informon në kohë opinionin me të dhëna në faqen në internet. Ndërkohë ai bëri thirrje se duhet të futet në punë me urgjencë faqja e internetit të KQZ-së, ku të vihen të dhënat e fundit. Gjithashtu Gjonçaj ka lëshuar akuza ndaj KQZ-së në publikimin e shifrave, që sipas tij ishin të pavërteta dhe që dezinformim të publikut. Por reagimi i kreut të KQZ-së ka qenë i i menjëhershëm. Ristani theksoi se KQZ-ja ka nxjerrë në kohë reale çdo të dhënë që ka pasur programi dhe kërkoi që të mos bëhen akuza të tilla, të cilat hedhin baltë mbi punën e KQZ-së. Ai theksoi se shifrat që janë publikuar nga KQZ-ja janë më se të vërteta dhe janë shifra reale të dala nga numërimi korrekt i kutive të votimit. Ristani dhe Gjonçaj më pas kaluan në fyerje të ndërsjella, ku Ristani kërkoi më pas mbylljen e këtij debate, pasi do ta dëshmonte çdo kërkesë të Gjonçajt me shifra, në mënyrë që të bindej për punën e KQZ-së. “Unë dua të dhënat e fundit në çdo qendër votimi që po numërohen tani”, - tha Gjonçaj. “Turp të keni që lëshoni akuza të paqëna! Nëse jeni burrë që ti verifikoni, dilni e përgënjeshtrojini publikisht dhe denonconi me fakte gabimet e KQZ-së. Turp të keni që merreni me llafe boshe, duke u munduar të gjeni fajtorë për rezultatet e dala nga numërimi!” – iu drejtua Ristani përfaqësuesit të PS-së. Pak më herët në KQZ janë diskutuar problematikat që po shoqërojnë procesin e numërimit të votave. Sipas kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, në këtë institucion partitë e vogla kanë paraqitur ankimimet e tyre për sa i përket moslejimit të komisionerëve të tyre në qendrat e numërimit. “Kam marrë shqetësime nga partitë e vogla për moslejimin e vëzhguesve të tyre në qendrat e votimit. Duhen marrë masa me KZAZ-të. Duhet t’u themi që t’i lejojnë, se kanë të drejtën e tyre”, - deklaroi Ristani. Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj, theksoi se KQZ-ja duhet të marrë vendim edhe për dy KZAZ, përkatësisht atë të Burrelit dhe KZAZ-në nr. 13 në kryeqytet. Ndër të tjera PS-ja ka shprehur problemin e prishjes së kamerave në njësinë nr. 9 në kryeqytet dhe për të cilën kërkohet ndërhyrja e KQZ-së. Ndërkohë PS-ja i ka bërë thirrje Komisionit Zgjedhor që të marrë masa për lejimin e gazetarëve në KZAZ-në nr. 54 në Durrës. Nga ana e tij kreu i KQZ-së i ka kërkuar administratës që të verifikohen të dhënat, në mënyrë që të procedohet menjëherë.

Partia Demokratike

Lezhë

PS - 4631 vota

PD - 4933 vota

Kukës

PS - 3441 vota

PD - 6147 vota

Maliq

PS – 3091 vota

PD - 2909 vota

Peshkopi

PS - 3013 vota

PD - 44 22 vota

Bajram Curri

PS - 1221 vota

PD - 2110 vota

Komuna Miras

PS - 2015 vota.

PD - 2561 vota

Peqin

PS - 980 vota

PD - 2607 vota

Delvinë

PS - 2114 vota

PD - 2214 vota

Pukë

PS - 902 vota

PD - 955 vota

Komuna Qendër Ersekë

PS - 810 vota

PD - 1004 vota

Bashkia Bilisht

PD - 2638 vota

PS - 1971 vota

Komuna Golem

PD - 1783 vota

PS -1744 vota

- Partia Socialiste

Sarandë

PS - 7234 vota

PD - 4976 vota

Ballsh, fiton PS

PS - 2316 vota

PD - 2136 vota

Gjirokastër

PS - 6479 vota

PD - 4927 vota

Gramsh

PS – 5384 vota

PD – 1926 vota

Memaliaj

PS - 1199 vota

PD - 974 vota

Rubik

PS - 1419 vota

PD - 1087 vota

Poliçan

PS - 1446 vota.

PD – 1180 vota

Komuna Kutalli

PS - 4650 vota

PD - 4530 vota

Përmet

PS - 2150 vota,

LSI - 1811 vota

Himarë

PS - 1574

PBDNJ - 1247

Tepelenë

PS -1741 vota,

PD - 750 vota.

LZHK - 1217 vota.

Ersekë

PS - 1546 vota

PD - 1232 vota.

Ura Vajgurore

PS - 2369 vota

PD - 2099 vota

Burrel

PS - 3658 vota

PD - 3119 vota

Komuna Dushk

PD - 2010 vota

PS - 2194 vota

Qarku Fier,

Komuna Kuklan

PS - 2983 vota

PD - 2888 vota

Komuna Drenovë

PS -1860 vota

PD - 1623 vota

Qarku Korçë

Komuna Mujan

PD - 2561 vota

PS - 2810 vota

Bashkia Krumë

PS - 1992 vota

PD - 1484 vota

Komuna Sanxhak

PS - 231 vota

PD - 164 vota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›