Kriza bërthamore në Japoni arrin kulmin

Agjencia japoneze për siguri formalisht ka rritur në shkallën maksimale 7, nivelin e krizës bërthamore në centralin Daiçi në Fukushima. Niveli është i barabartë me atë në Çernobil në vitin 1986.
Sipas shkallës ndërkombëtare, incidentet e nivelit 7 janë ato me "lëshim të madh të materieve radioaktive me efekte të gjera ndaj shëndetit dhe mjedisit".
Vlerësohet se sasia e materieve radioaktive të lëshuara nga Fukushima është vetëm 10 përqind e asaj u lëshua nga reaktori Çernobil në Ukrainë.