E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami viziton Kurum: Ulim taksat për bizneset

ELBASAN- Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit z. Arben Imami, vizitoi sot ambjentet e kompanisë industriale “Kurum International”, e cila është ndër kompanitë më të mëdha operuese në qytetin e Elbasanit, e njohur për prodhimin e hekur-çelikut, gëlqeres dhe oksigjenit industrial. Me 665 të punësuar dhe me kapacitet prodhimi 700 mijë ton/vit hekur, “Kurum” tregton 68% të prodhimit të hekurit në Shqipëri dhe 32% në Serbi, Kosovë, Maqedoni, si dhe vende të tjera përreth.

Ai është njohur më nga afër me ambjentet e kësaj industrie dhe standartet europiane që përdoreshin për përpunimin dhe shkrirjen e hekurit dhe çelikut ku gjithshka ishte në perfeksionet e teknologjisë moderne, Presidenti “Kurum” u shpreh se në të ardhmen planifikon të vazhdojë me të njëjtat ritme aktivitetin në Shqiperi, vend i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë vendeve në botë me investimet në përmasa të mëdha e me potencialin e rritjes së shpejtë nga ku sot, rruga e re Tiranë – Elbasan do ti sjellë një zhvillim edhe më të madh biznesit.

Imami u shpreh se me programin që ka Partia Demokratike për këtë 4- vjecar, do të vazhdojë të ulë barrën e taksave dhe kostove të tjera për bizneset. Ai u shpreh se do vazhdojnë të hiqet TVSH-ja ndaj të gjitha makinerive të rënda dhe pajisjeve të prodhimit, si dhe eliminimin e shumicës së autorizimeve me qëllim lehtësimin dhe stimulimin e rritjes së biznesit privat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›