E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, burri vret bashkëshorten me armën e gjahut

SHIJAK- Krim brenda familjes në Shijak. Burri ka vrarë me armën e gjahut gruan e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, në fsahtin Pjesëz të Shijakut.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga të dhënat e para prej tyre, mësohet se shtetasi Isuf Smoqi 54 vjec e ka vrarë bashkëshorten e tij Bukurie Smoqi 51-vjec me armën e gjahut.

Po sipas policisë, krimi është konsumuar në banesën e tyre. Kanë qënë fëmijët e ciftit Smoqi ata që kanë lajmëruar policinë për vrasjen, ndërsa blutë e qytetit të Shijakut kanë mundur ta arrestojnë 54-vjecarin në vendin e ngjarjes, me armën e krimit në dorë. Të afërmit dhe fqinjë të familjes pohuan se cifti nuk ka pasur probleme financiare, apo probleme të tjera.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›