E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fier, 4 të vdekur nga një familje

Një pjesëtar tjetër i familjes Ismaili nga Cakrani i Fierit, bashkëshortja 19-vjecare e njërit prej viktimave, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, kur automjeti tip “Golf” me të cilin udhëtonin pesë anëtarët e familjes Ismaili është përmbysur për shkak të kushteve të këqija të rrugës, e cila ndodhet në ndërtim prej vitesh.

Shkaqet e aksidentit nuk janë sqaruar ende nga policia lokale, por në makinë janë gjetur të pajetë trupat e Pëllumb, Anife, Ajet dhe Ismail Ismailit, si dhe e plagosur rëndë Suela Shanaj.

Bëhet e ditur se familja Ismaili kthehej nga Përmeti ku kishte qenë për një vizitë familjare, dhe kthehej drejt fshatit të tyre Vreshtas në Cakran të Fierit. /Start/

                                                                                             2011-08-13 09:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›