Grabitet me armë treni i mallrave Vorë-Shkodër
KRUJË- Grabitet me armë treni i mallrave të linjës Vorë-Shkodër. Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në fshatin Murqinë të Krujës, ndërsa policia deklaron se treni është grabitur nga një grup me persona të armatosur.
Pasi kanë detyruar trenistin të ndalonte grupi i armatosur ka kryer edhe grabitjen. Mësohet se treni ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi dhe hekur.
Policia ka nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes.
(m.a/BalkanWeb)