Shijak fqinji ekzekutoi per nje fjale goje babe e bir
Hysen Shera nga Nikla e Krujes dhe komshi prej 3 vitesh i familjes Sula eshte autori i vrasjes se ndodhur mbremjen e 9 nentorit ne 4 rruget e Shijakut. Nje konflikt banal i ndodhur muaj me pare sipas policise ka qene dhe motivi qe shtyu autorin te pergatiste planin dhe te realizonte vrasjen e dy burrave te familjes Sula. Arrestimi i 53-vjecarit Shera i cili ka qene i dyshuar me pare per nje vrasje ne Kruje ka ardhur pas bashkepunimit mes policise dhe prokurorise dhe nje pune intensive duke perdorur dhe metoda speciale te hetimit. Sipas policise se Durresit si rezultat i gjithe kesaj eshte konkluduar me identifikimin dhe ndalimin e autorit te dyshuar si dhe zbardhjen e motiveve dhe dokumentimin ligjor te saj. Shtetasi Hysen Shera mesohet se eshte shoqeruar ne polici disa here si i dyshuar per vrasjen. Ndersa hetohej per ngjarjen misterioze emri i 53-vjecarit Shera doli ne skene si nje person i cili ishte konfliktuar me viktimat muaj me pare. Motivet kane qene thjesht te rendomta per nje fjale goje dhe vec faktit qe familjet nuk kishin komunikim mes tyre askujt nuk i ka shkuar ne mendje se mund te ndodhte nje krim i tille. Sipas policise ne te gjitha rastet qe Shera eshte shoqeruar per ne polici ai nuk ka pranuar asnjehere se ka kryer vrasjen e komshinjve te tij. Madje as diten e djeshme kur u krye arrestimi i tij dhe kur pohohet zyrtarisht se autoresia eshte e provuar ne menyre shkencore. Sipas policise provat materiale perkatesisht arma me te cilen eshte kryer vrasja si dhe rrobat qe dispononte ne kohen qe ka kryer krimin ai i kishte hedhur ne nje kanal ne afersi te zones ku jetonte. Zbulimi i provave materiale eshte bere fale deshmise se disa personave te tjere banore te zones te cilet kane pare 53-vjecarin ti fshihte me qellim zhdukjen e tyre. Me te zbuluar provat e fshehura nga autori i ngjarjes policia ka bere arrestimin e Sheres rreth ores 18.30 ne banesen e ketij te fundit. Nga ana e policise ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit nje automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm me te cilen ky shtetas ka kryer vrasjen si dhe veshjet qe ai ka perdorur per maskim gjate kryerjes se vepres penale nje kapele xhup dhe tuta sporti.
SHIJAK/ LEONIDHA MUSAJ