E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Beqiraj vulos fitoren e Malit te Zi

Futbollisti shqiptar nga Peja i cili luan per perfaqesuesen malazeze Fatos Beqiraj ka shenuar golin e tij te pare me kete skuader. Futbollisti shenoi ne fitoren e djeshme te kesaj kombetareje ndaj Azerbajxhanit 20. Kjo ishte ndeshja e dhjete qe Beqiraj zhvillonte per fanellen e perfaqesueses A te Malit te Zi. Ndeshja Mali i Zi-Azerbajxhan eshte zhvilluar ne Podgorice. Ne fillim per vendesit shenoi Pejovic ne minuten e 62-te ndersa shqiptari qe kete sezon ka kaluar te gjigantet kroate te Dinamos se Zagrebit vulosi rezultatin me golin e tij ne minuten e 74-t. Vec tij nga lojtaret shqiptare qe kane zgjedhur nje tjeter kombetare dje luajten edhe Hetemaj me Finlanden Xherdan Shaqiri me Zvicren si dhe Sotir Ninis me Greqine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›