E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB miraton raportin për luftën e Gazës

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar të premten për pranimin e një raporti në lidhje me krimet e luftës të kryera në Gaza gjatë luftës së fillimit të këtij viti. Ky raport do t‘i kalojë tani Këshillit të Sigurimit dhe ka shumë mundësi që të ketë edhe pasoja për hebrenjtë dhe palestinezët që akuzohen për krime lufte. Këshilli ka aprovuar një rezolutë të mbështetur nga palestinezët, pas dy ditë debatesh mbi raportin Goldstone, i cili bën fjalë për konfliktin që nisi më 27 dhjetorin e vitit të kaluar dhe përfundoi më 18 janar në Gaza, ku humbën jetën 1400 palestinezë, mes të cilëve rreth 300 fëmijë dhe vetëm 13 izraelitë. Rezoluta është aprovuar 25-6, me vendet në zhvillim që ishin në shumicë përkrahëse dhe SHBA, Europa disa vende të tjera europiane kundër. 11 vende pjesa më e madhe vendeve afrikane abstenuan, ndërsa Britania e Madhe, Franca dhe disa anëtare të tjera të organizmit me 47 anëtarë nuk votuan. Rusia dhe Kina, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishin mes vendeve që dhanë votën "po".
Nëse ky raport do të merret në konsideratë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara ka shumë mundësi që të përdorin veton për të bllokuar çdo thirrje në lojë të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve që të marrë masa kundër Izraelit. Raporti prej 575 faqesh është hartuar nga një grup ekspertësh që kryesohet nga gjykatësi Richard Goldstone, doli në përfundimin se Izraeli ka përdorur një dhunë shumë të madhe dhe ka pasur qëllimisht objektiva të dhunës civilët, i ka përdorur palestinezët si mburoja njerëzore dhe ka shkatërruar infrastrukturën civile gjatë inkursioneve në Rripin e Gazës. Raporti është gjithashtu i ashpër edhe ndaj palestinezëve, përfshi grupin e Hamasit, që me qëllim ka pasur si objektiv të sulmeve të tij civilët përmes sulmeve me raketë ndaj izraelit. Në Ramallah, zëdhënësi i Presidentit palestinez, Abaz, e mirëpriti votën e djeshme. "Ajo çka është tani e rëndësishme, është shndërrimi i fjalëve në veprime konkrete, në mënyrë që të mbrojmë njerëzit në të ardhmen nga çdo agresion i ri", ka deklaruar Nabil Abu Rdeneh. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e cilësojnë raportin me shumë probleme, sepse në të injorohet e drejta e hebrenjve për të mbrojtur izraelitët nga palestinezët dhe sulmet e tyre me raketa. Ata paralajmëruan se kjo votë mund të vinte në rrezik paqen në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm izraelit, Avigor Liberman, deklaroi gjithashtu se ky raport mund të kishte pasoja shumë të këqija. "Të gjithë ata që do të votojnë në favor të raportit duhet të kuptojnë se herës tjetër raporte të tilla do të hartohen për ushtarët e NATO-s në Afganistan, apo rusët në Çeçeni", ka deklaruar Liberman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›