Korçë, plagosen rëndë dy shtetas nga aksidenti
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se "një autoveturë tip "BMW”, është përplasur me një karrocë që transportonte prodhime bujqësore në afërsi të fshatit Lumalas, rreth 5 kilometra larg Korçës".
Sipas burimeve, si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur shtetasi Olgert Mustafa, 25 vjeç, nga qyteti i Korçës, si dhe Agron Brahimllari, 65 vjeç, banor i fshatit Melçan. Të dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Policia, duke iu referuar verifikimeve paraprake në vendngjarje, tha se "shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i karrocës në një terren të lagësht si dhe shpejtësisa e madhe e autoveturës. Ky i fundit ka përfunduar në një distancë prej 150 metrash mbi një trotuar anësor dhe është shkatërruar plotësisht.