Shijet e Kuzhes, nga makinat te gjuha shqipeTrajneri i Kombetares: "Gjithçka që mund të bëjë njeriun të lumtur". Kroati: "Do të mësoj shqip për të treguar respekt për njerëzit me dhe për të cilët punoj.

INTERVISTA EKSKLUZIVE (Pjesa e tretë) – “Nuk më pëlqejnë gjërat e ngadalta, nuk janë në temperamentin tim”. I pëlqen të lexojë libra, pëlqen filmat me aksion dhe ata thriller, të navigojë në internet, por nuk është një tifoz i madh i markave të shtrenjta të makinave. “Gjithçka e kam parë si nevojë të jetës në luftën për ekzistencë”, - thotë Kuzhe për Albania-sport.com.
Le të flasim për preferencat tuaja. A ju pëlqen ushqimi shqiptar?
Shiko në këtë moshë që jam, nuk para magjepsem shumë para ushqimeve. Kam bredhur shumë, njoh disa lloj kuzhinash. Ha gjithçka. Përsa i përket ushqimit shqiptar, është pak vështirë ta them, pasi nuk e di se cili është ushqimi tipik. Më thanë vetëm që në traditë është mishi, por sesi i gatuar ende nuk e mësova.
Ju pëlqen të lexoni libra?
Po lexoj. Më pëlqen të lexoj gjithfarë librash. Kam shumë autorë të preferuar kroatë e ndërkombëtarë. Përgjithësisht ata që kanë stil të bukur. Kam hobi librat historikë dhe ata që flasin në veçanti për Luftën e Dytë Botërore.
Filmat ju krijojnë emocione të mëdha?
I pëlqej, por nuk është se u kushtoj shumë kohë. Gjithsesi, shikoj me kënaqësi filmat ‘thriller’ dhe ata me aksion. Më pëlqejnë filmat me ritëm.
Teatri bën pjesë në agjendën tuaj?
Shumë vite me parë, isha thuajse i abonuar, por tani shumë pak. Më thoni sa kohë ka një trajner kur është në punë. Kam disa miq aktorë e regjisorë, por shpesh i zhgënjej pasi nuk u shkoj në shfaqjet e tyre në Zagreb. Për herë të fundit në teatër kam qenë para dy vjetësh.
ǒvend zënë makinat në jetën tuaj?
I përdor si çdo njeri i zakonshëm, por nuk jam tifoz pas tyre. Nuk kam ndonjë preferencë speciale për markat.
Përveç të qenit trajner e jurist, çfarë tjetër do t’iu pëlqente të bënit në jetë?
Gjithçka që mund të bëjë njeriun të lumtur. Të isha jurist ishte një çështje që kishte të bënte me ekzistencën, pra me punën dhe paratë që mund të fitoja. Kur fillova studimet për jurisprudencë e bëra se më pëlqente ta bëja, pasi nuk më pëlqente as mjekësia apo ekonomia, apo diçka tjetër. Futbolli ka të bëjë jo vetëm me ekzistencën time, por dhe me lumturinë që më jep. Gjithsesi, tenisi është një preferencë e imja, e më tërheq edhe golfi. Nuk më pëlqejnë gjërat e ngadalta, nuk janë në temperamentin tim.
Sa vend zë interneti në kohën tuaj?
Natyrshëm, ka vendin e tij, por nuk është se jam ndonjë fan futbolli. Por, shoh vetëm faqe që kanë të bëjnë më futbollin.
(Kuzhe, duke folur eksluzivisht per Albania-sport.com ne ambientet e hotel "Dyrrah" pas ndeshjes me Gjeorgjine)
Cila është fjalë e parë që keni mësuar në shqip?
Fjalën e parë që mësova në shqip ishte ‘sukses’, një fjalë që ekziston në fakt, në shumë gjuhë të botës. Ma kanë thënë pafundësisht këtë fjalë, kudo, në hotel, stadium.
Ju dëgjoni vazhdimisht biseda të lojtarëve në gjuhën shqipe, sa ë e vështirë ju duket ajo për të mësuar?
Dëgjoni, Unë jam i çmendur pas gjuhëve të huaja. Kam një metodologjinë time për t’i mësuar ato. Kam pak ditë në Shqipëri, por me të vërtetë di më shumë se 50 fjalë shqip. Mund të bëjë gabime në të folur, por kështu mësojnë të gjithë
Një gjuhë që tingëllon bukur apo jo?
Tani jam në një bast me veten, të mësoj më mirë shqip apo italisht, pasi këtu të gjithë e flasin. Gjithsesi, pa dyshim që do të mësoj shqip për të treguar respekt për njerëzit me dhe për të cilët punoj.
Keni fituar në Shqipëri më shumë popullaritet ju brenda dy javësh sesa Hani në 14 muaj.
E shoh që njerëzit janë dukshëm miqësorë me mua. Mund të flas me ta pa komplekse për futbollin. Jam shumë i hapur si tip. Nuk shqetësohem shumë për këtë, pasi natyrshëm kur flet me argumente nuk ke pse të kesh frikë.
E Shtune, 13 Qershor 2009