Emigrantet, kontrolle per semundje seksuale
Gezim Ashimi
Emigrantet qe kane filluar te vijne nga Greqia ne atdhe me rastin e festes se Pashkes, perfitojne per te kryer vizita falas per dyshimet qe kane nga prekja e semundjeve seksuale. Nje numer i konsiderueshem personash, qe kane deklaruar se jane emigrante ne Greqi, i jane drejtuar ditet e fundit qendres se keshillimit konfidencial ne Korce per te kryer atje falas testin e semundjes se SIDA-s, apo te semundjeve te tjera seksualisht te transmetueshme. Ne kete qender, sic konfirmohet zyrtarisht pjesa me e madhe e te testuarve gjate ketyre diteve kane qene emigrantet, qe i jane shtuar personave te testuar me pare. Mesohet se te pakten 20 emigrante i jane nenshtruar ketij testimi vetem ne nje periudhe te shkurter kohore qe nga nisja e levizjeve ne kufi. Kete e ben te ditur psikologia e kesaj qendre, Nertila Sterio, sipas se ciles ditet e fundit eshte vene re nje numer ne rritje i emigranteve te ardhur nga Greqia qe kane interes kryerjen e testeve te semundjeve seksuale. Ajo ka deklaruar se jane 67 persona te testuar gjithsej, ku dominojne emigrantet, te cilet jane te alarmuar nga frika se kane kryer jashte shtetit marredhenie te pambrojtura ose kane pasur lidhje jashtemartesore me partnere te ndryshem. Dhjetera vizita jane kryer ne kete qender, kryesisht nga emigrante qe kane si shqetesim prekjen nga ndonje semundje seksuale, por frika kryesore ka qene ajo e infektimit nga HIV. Nga keto vizita, ka dale se pjesa me e madhe e personave qe kryejne testet jane meshkuj qe kane pasur marredhenie jashtemartesore ne Greqi, gjate qendrimit atje si emigrante, dhe njekohesisht qe kane pasur disa shenja problemesh qe me shume kane ardhur si pasoje e infeksioneve seksualisht te transmetueshme dhe kane pasur dyshime se mund te jene bartes te virusit. Te dhenat e rezervuara nga qendra e keshillimit konfidencial ne Korce, ku vizitat dhe testimet kryhen falas, bejne te ditur se asnje prej emigranteve qe ka kryer analizat ketu nuk ka rezultuar i prekur me semundjen e SIDA-s. "Nga te testuarit e deritanishem te gjithe kane rezultuar negative dhe nuk ka pasur asnje rast bartes te virusit HIV. Ne qendren tone jane kryer te pakten 67 testime per kete virus pjesa me e madhe e te cileve kane qene emigrante, por me shume kane rezultuar te prekur nga semundje apo infeksione te tjera te mara nga kontaktet seksuale dhe nuk kane qene te infektuar nga HIV", eshte shprehur psikologia Nertila Sterio. Nderkaq, ne kete qender jane regjistruar te pakten 7 raste kur emigrantet kane rezultuar te prekur nga Hepatiti B dhe C apo semundje te tjera seksuale me pak te rrezikshme, por te transmetueshme. Burime nga Drejtoria e Shendetit Publik ne Korce thane se, kohet e fundit, nga kryerja e ketyre analizave jane konstatuar raste te shumta te perhapjes se semundjeve seksualisht te trasmetueshme, kryesisht te persona meshkuj, e nga keta edhe emigrante qe punojne e jetojne ne Greqi. Vitet e fundit jane shenuar edhe raste te personave te prekur nga semundja e SIDA-s, por per vete konfidencialitetin qe duhet te ruajne per kete kategori te semuresh me semundje seksuale, ne Drejtorine e Shendetit Publik nuk behet i ditur as numri i personave te prekur dhe as rrethanat ne te cilat ata kane marre kete semundje te rende.