E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 350 emigrantë ndalohen në Lampeduza të Italisë

Romë - Rreth 350 emigrantë klandestinë u ndaluan sot në ishullin italian të Lampeduzës. Rojet bregdetarë bëjnë të ditur se emigrantët ndodheshin në tre anije të ndryshme.

"Gjatë natës u bë i mundur shpëtimi i 343 imigrantëve. Grupi më i madh me 239 persona, 45 prej të cilëve gra dhe dy fëmijë u ndaluan 20 kilometra në jug të ishullit të Lampeduzës, -deklarojnë rojet bregdetare. -Dy grupet e tjera u ndaluan në mëngjes, ku grupi i parë përbëhej nga 62 imigrantë klandestinë me kombësi somaleze ndërsa grupi i dytë përbëhej nga 42 imigrantë klandestinë që ndodheshin në bordin e një gomoneje".

Gjithsej gjatë vitit 2008, në brigjet italiane zbarkuan rreth 36 900 imigrantë, një shifër që është rritur me 75 për qind në krahasim me vitin 2007, sipas Ministrisë e Brendshme italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›