E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Greve 24-oreshe para miratimit te buxhetit per vitin e ardhshem

Ne Athine te Greqise punonjesit e transportit publik jane hedhur ne nje greve 24 oreshe per te protestuar kunder masave te ashpra te qeverise nderkohe qe parlamenti pergatitet te votoje per buxhetin e vitit te ardhshem.

Greva e sotme ne Athine zhvillohet nje jave pasi qeveria miratoi nje ligj i cili kerkon shkurtimin e pagave per kompanite shtetrore te transportit publik.

Edhe sindikatat me te medha private dhe shtetrore te Greqise kishin ne plan te hidheshin sot ne greve duke thene se do te zhvillonin nje manifestim 3 oresh ne Athine.

Buxheti i Greqise per vitin 2011 perfshin masa te tjera ekonomike ndersa vendi perpiqet te permbushe kushtet e nje pakete emergjente ndihmash prej 145 miliarde dollaresh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Qeveria socialiste e Greqise ka nje shumice prej 6 vendesh ne parlament dhe pritet ta miratoje buxhetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›