Tmerret e konflikteve ne imazhe tronditese te ekspozites Zona e Luftes
50 fotografi qe mbulojne 25 vjet konflikt jane prezantuar per Uashingtonin ne nje ekspozite te titulluar Zona e Luftes. Keto imazhe te fotografit italian Enriko Dagnino tregojne sa mizore eshte lufta. Fotoreporteri Dagnino ka bere fotografi ne konflikte ne Evropen Lindore Lindjen e Mesme Afrike dhe Azi.
Zona e Luftes tregon realitetin e luftes dhunen mizorine vuajtjet te gjitha permes lenteve te fotografit Enriko Dagnino. I lindur ne Itali fotografi i cili tani jeton ne Paris ka vizituar zona konflikti ne pika te ndryshme te globit Bosnje Kroaci eceni Kosove Afganistan Ruande Kenia dhe Somali. Ai eshte arrestuar eshte rrahur dhe kercenuar disa here gjate ketyre udhetimeve. Ai ishte ne Kenia nga ku dha interviste per Zerin e Amerikes para se te nisej per Sudan
Ne momentin kur bej fotografi eshte sikur nuk jam prezent aty. Por gradualisht fillon ti perjetosh me pas keto momente.
Historite e luftes jane edhe histori mbijetese. Nje nder konfliktet me mizore ne dekadat e fundit eshte ai i ecenise ne vitin 1995 i cili sipas statistikave jozyrtare la te vrare 300 mije vete. Ende ka plot te zhdukur. Fatima Tlisova u arrestua 7 here per punen si reportere
Kur raporton nga zona lufte sheh kudo plage te hapura. Ne dimer sheh kufoma te ngrira qe i hane qente rrugeve. Ne vere ndjen eren e dekompozimit qe te mbush mushkerite.
Gazetaret bejne detyren e tyre dhe paguajne cmimin.
Bashkeshorti i Tsilovas eshte nje nder te zhdukurit dhe nuk u gjet kurre.
Mbi 100 mije vete u vrane ne Bosnje gjate 1992-1995. Dy presje 2 milione vete u zhvendosen dhe mbi nje milion u shnderruan ne refugjate. Gjate rrethimit te Sarajeves 1600 femije u vrane. Mlladen Boshnjak ende e kujton periudhen e rrethimit ne Sarajeve
Njerezit gjenin cte mundnin rrota nga karrocat e femijeve nga bicikleta apo tricikle. Mundoheshin me te gjitha mjetet te ndertonin dicka qe ti ndihmonte te sillnin ne shtepi uje per te gatuar sado pak per larje rrobash e higjene personale.
Fotografi thote se brutaliteti i Zheljko Raznjatovic udheheqes i grupeve paraushtarake serbe ishte thuajse i paperballueshem per te si foto-reporter
Ne fillim te rrethimit te Sarajeves pashe nje ushtar qe vraponte mbi ure. Ishte i vetmi moment kur pata disi frike te shtypja butonin e aparatit fotografik. Por e shtypa prandaj me arrestuan ma konfiskuan filmin dhe me rrahen.
Duhet te kishe shume fuqi dhe guxim te dilje ne rruge e te mos shihje rrotull pasi skishte ansje dite kur te mos shihje kufomen e dikujt ne rruge.
Momin Wahedi i pa me syte e tij si pushtimin rus ashtu edhe ate amerikan te Afganistanit. Gjate pushtimit rus ai ishte 8 vjec
Pashe plot te vrare te mbetur ne toke si kafshet. I ndihmuam ata qe kishin mbetur nen rrenojat e shtepive qe ishin shembur. Zbuluam plot trupa. Ishte skena me e tmerrshme qe kam pare ne jete.
Konflikti i ashper ne Republiken Demokratike te Kongos ne vitin 2000 ishte lufta me e gjere ndershteterore ne historine moderne te Afrikes. Paul Ndiho vinte veten ne rrezik per te raportuar
Kurre nuk kisha qene ne nje situate te tille ku te shihja kaq shume njerez te vrare brenda nje nate. Njerezit ishin masakruar ne mase te madhe vecanerisht grate dhe femijet. Pashe plot varre masive trupa qe nxirreshin nga shtepite.
Fotografi francez Zhan Lui Atlan eshte pronar i galerise Zona 2.8 ku eshte hapur ekspozita Zona e Luftes. Ai ka mbuluar konfliktet ne Afganistan Iran Poloni Lindje te Mesme dhe ka raportuar nga Shtepia e Bardhe per 10 vjet gjate administratave te Reganit Bushit dhe Klintonit.
Keto fotografi nuk i sheh ne revista. Mund ti shohesh ndonjehere. Veshtiresia e fotografise eshte te pasqyrosh te gjithe historine me nje fotografi te vetme.
Enriko Dagnino thote se imazhet qe jane ende te fresketa ne kujtese jane ato te luftes ne Afrike dhe Bosnje vecanerisht ne Sarajeve. Fotografite e tij mund te shihen si dilema per sjelljen njerezore
Nuk i besoj me njerezimit si me pare.
Ende i degjoj keta zera ne koke. Nganjehere i shoh ne enderr.
Ne jeten tjeter dua te kthehem perseri si foto-reporter pa diskutim.
Ekspozita Zona e Luftes do te vazhdoje deri ne fund te vitit ne galerine Zona 2.8.