E Shtunë, 31 Tetor 2026

E denoncon motra e të dashurës, ndalohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar nga Levani është ndaluar nga policia e Komisariatit të Fierit mbrëmjen e së dielës për dhunë dhe fyerje ndaj motrës së të dashurës së tij. Mësohet se Fatos Mitaj, i martuar dhe me dy fëmijë, ka pasur një lidhje jashtë martesore, histori që zgjaste prej vitesh. Pak ditë më parë kishte debatuar me të dashurën, por nuk ishte ndarë përfundimisht me të. Mësohet se motra e të dashurës, Fotinia, debatonte shpesh herë me të lidhur me një mik që ajo kishte zënë nga një fshat pranë Levanit. Të dielën, 37-vjeçari ka takuar Fotinian dhe ka debatuar duke e fyer atë. Kaq ka mjaftuar që vajza t‘i drejtohet policisë dhe të denoncojë 37-vjeçarin për dhunë e fyerje. Policia, pas marrjes së denoncimit, ka bërë ndalimin e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›