E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, dy inspektorë të Bashkisë së Tiranës në pranga

Njësitë Task-Force, arrestuan dy punonjësit e bashkisë për korrupsion pasiv e aktiv dhe shpërdorim detyre.

Pas një hetimi disa  mujor, u arrestuan shtetasit Arbit Medusa, 30-vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik, pranë Bashkisë Tiranë, si dhe Alban Zizo, 34-vjeç, me banim në Tiranë, punonjës pranë  Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, u arrestuar edhe Fatos Jana, 33-vjeç, me banim në Tiranë. Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se shtetasit e sipërcituar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 80 000 deri 10 000 lekë të rinj, për të lejuar në mënyrë të antiligjore, persona të ndryshëm që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë (kryesisht ndërtime pa leje në zonën e njësisë Nr.8 Tiranë).

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të katërt shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje dhe hetime të mëtejshme ndaj tyre. /Start/

                                                                                             2011-12-29 15:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›