E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri edhe në Pediatri

Fëmijët e shtruar në Spitalin e Pediatrisë do të duhet ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në këtë spital, e për këtë arsye, autoritetet kanë krijuar kushte të përshtatshme për t’i argëtuar ata.

Për këtë arsye, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ishte sot në këtë spital, nga ku theksoi se spitalet do të jenë në gatishmëri edhe këtë natë. “Tashmë po konsolidohet në pediatrinë shqiptare një bashkëpunim i shkëlqyer me biznesin, donatorët privatë, që po ndihmojnë për ta bërë gjithnjë e më miqësore pediatrinë dhe për të përfshirë konceptin e spitaleve mik të fëmijës", tha Vasili.

tij, krijimi i këtyre ambienteve ndikon edhe në shërimin e shpejtë të tyre. Kemi ndryshuar konceptin e një pediatrie të mëparshme, që ka qenë pozitive në drejtim të ndihmës mjekësore, por ka pasur problematikën për t’u dhënë spitaleve këtë dimension dhe sot spitalet pediatrike i ngjajnë më shumë strukturave pediatrike evropiane me këtë qëndrim të ri”, vijoi ai.

Ndërkohë, Vasili theksoi se “biznesi privat bëri të mundur që të fusim e të ndryshojmë dhe këtu një element të ri në mënyrën sesi reformohet shërbimi pediatrik”. /Start/  

                                                                                             2011-12-29 15:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›