Monedha e re, BSH hap konkursin, 75 mije lekë për dizenjon më të mirë
TIRANË- Banka e Shqipërisë njoftoi sot hapjen e garës për përzgjedhjen e vizatimeve që do të përdoren për prodhimin e disa monedhave numizmatike në ar dhe argjend, që do të prodhohen gjatë vitit të ardhshëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Tematika e përgjithshme do të jetë 100- vjetori i pavarësisë. BSH do të pranojë propozime për dizenjon deri më 20 janar 2012 dhe do të paguajë 75 mijë lekë për dizenjon fituese. Janë tri monedhat që do të shtypen me rastin e 100- vjetorit. E para, do të ketë vlerë nominale 200 lekë dhe do të jetë prej ari me pastërti 900 për mijë, ose rreth 22 karatë.
Pavarësisht se piktorët do të mund të shprehin talentin e tyre monedha në pjesën e përparme duhet të ketë të shkruar vlerën dhe në pjesën e pasme të ketë të shënuar "Shqipëri–Albania 2012". Pesha e saj do të jetë 15.5 gramë dhe do të botohet për 1 mijë copë.
Kostoja e arit të përdorur për çdo monedhë me çmimin aktual të tregut ndërkombëtar është rreth 75 mijë lekë. BSH do të prodhojë edhe 1000 monedha argjendi me pastërti 925 për mijë dhe me peshë 30 gramë.
(el.me/BalkanWeb)