Shirat përmbysin banesat rome te Bregu i Lumit
Nga Besian Ajazi
Si shkak i reshjeve të dendura të shiut dhjetra banesa të familjeve rome në zonën e bregut të lumit janë përmbytur. Lumi i vjetër i Tiranës i cili doli vrullshëm nga shtrati i tij mbuloi ne 1.5m banesat.
TIRANE- Si shkak i reshjeve të dendura të shiut dhjetra banesa të familjeve rome në zonën e bregut të lumit janë përmbytur. Lumi i vjetër i Tiranës i cili doli vrullshëm nga shtrati i tij mbuloi ne 1.5 metër banesat. Ndërsa banorët mundën të shpëtojnë vetëm jetët e tyre. Kjo situatë - sipas banorëve – shkaktohet sa herë që bien reshje të dendura shiu.
Lumi i Tiranës për familjet rome në zonën e bregut të lumit në kohë me shi mund të quhet pa mëdyshje vrasësi i tyre. Ky lum në dimër zgjeron shtratin dhe përmbyt gjithshka i del para, përfshi këtu edhe dhjetra baraka të familjeve rome që banojnë shumë pranë tij. Kjo situatë - sipas banorëve – shkaktohet sa herë që bien reshje të dendura shiu duke nxjerrë jashtë përdorimit orenditë e pakta në banesa dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Pikërisht kjo situatë ndodhi edhe mesditen e së mërkurës ku banorët mundën të shpëtonin nga vrulli i lumit vetëm jetët e tyre.
Ndonëse ka vite që kjo situatë përsëritet asnjë nga pushteti lokal apo ai qendror nuk ka ndërhyrë konkretisht për zgjidhjen e kësaj situate, por janë mjaftuar vetëm duke dhënë ndihma të pakta ushqimore e veshmbathje. (a.r/balkanweb)