Kriza globale, Berisha: Ekonomia e pa imunizuar
Gjatë Konferencës së parë për Prosperitetin Ekonomik është diskutuar për efektet e krizës globale në ekonominë botërore. Kryeministri I vendit, Sali Berisha ka deklaruar se bankat në vendin tonë janë të shëndosha por ekonomia nuk është e imunizuar.
TIRANE- Efektet e krizës financiare globale në ekonominë botërore përfshi atë shqiptare kanë qenë në thelb të Konferencës së parë pëe Prosperitetin Ekonomik. Kryeministrin i vendit Sali Berisha ka deklaruar se pasojat nuk janë ndjerë deri më tani në ekonomin tonë për shkak të sistemit të shëndoshë bankarë, por sipas kreut të qeverisë Shqipëria nuk është imune ndaj kësaj krize, pasi është pjesë e problemeve që ndodhin në nivel botërorë.
“Nuk është realiste që të mendojmë se Shqipëria nuk do të preket nga kriza globale, sistemi bankar është në rregull pasi u përmbajt skemave klasike. Kredia për ekonominë vazhdoi të rritej, por ne muajt e ardhshëm kërkesa e ulët në nivel botëror mund të ndikojë në uljen e eksporteve”, u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij në këtë Konferencë.
Kryeministri Berisha ka renditur reformat që janë ndërmarrë nga qeveria si vendosja e taksës së sheshtë apo reduktimi i numrit te licencave si masa për krijimin e një klime të përshtatshme për tërheqjen e investimeve te huaja. (a.r/news24/balkanweb)