Gjykata e Apelit dënon me 25 vite burg Zylfije Haklaj
Është dënuar në mungesë me 25 vite burg nga ana e Gjykatës së Apelit Zylfije Haklaj. Zylfija akuzohet për vrasjes e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur 6 vjet më parë në qytetin e Bajram Currit.
TIRANE- Gjykata e Apelit dënon në mungesë me 25 vjet burg Zylfije Haklajn nën akuzën e vrasjes së dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur 6 vjet me parë në qytetin e Bajram Curri. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e quajtur fajtore Zylfie Haklajn për vrasjen me armë të shtetasve Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturanit si dhe plagosjen e Kujtim Dusha dhe Hysen Biberajt më 2 prill 2002 në qendër të Bajram Currit. Sipas vendimit të Gjykatës, Zylfie Haklaj e ka kryer krimin në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllezërve të saj. (a.r/news24/balkanweb)