Presidenti bullgar takohet me Berishën e Ramën
Presidenti i Bullgarisë Parvanov është pritur sot nga kryeministri Berisha, ku temë e bisedimeve ka qenë marrëdhënia e mire midis dy vendeve. Edhe kryebashkiaku Rama e ka pritur Parvanovin ku u diskutua eksperiencat respektive te dy vendeve.
TIRANE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka pritur në një takim Presidentin e Bullgarisë, Georgi Parvanov. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedimeve në këtë takim. Kryeministri Berisha vlerësoi vizitën e Presidentit Parvanov si një kontribut i rëndësishëm për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe si një nxitje për zgjerimin marrëdhënieve ekonomike e tregtare midis dy vendeve, të cilat me gjithë rritjen e theksuar që kanë njohur gjatë viteve të fundit, kanë hapësira dhe potenciale të mëdha për zhvillimin te mëtejshëm.
Presidenti bullgar është pritur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama nisur edhe nga dëshira e tij për të takuar Kryebashkiakun. Biseda mes tyre u përqëndrua kryesisht në eksperiencat që dy vendet respektive ndajnë me njëri-tjetrin, vizionin dhe sfidat me të cilat janë përballur dhe vazhdojnë të përballen këto dy vende ballkanike. Kryetari i Bashkisë i ka dhuruar presidentit bullgar, një nga simbolet më domethënëse të kryeqytetit shqiptar, “Kullën e Sahatit”.(a.r/news24/balkanweb)