E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat permbytin 200 ha toke

Reshjet e vazhdueshme te shiut qe kane perfshire vendin qe prej mesnates se marte, kane shkaktuar permbytjen e 200 ha toke dhe te rreth 150 banesave, duke shkaktuar deme te medha materiale. Shtabi i Emergjences edhe dje ka ndjekur situaten nga afer, duke angazhuar forca te shumta policie, zjarrfikesish, ndermarrjes se Kanalizimeve, Rrugeve dhe punonjesve te bashkise. Ndersa situata eshte paraqitur me e qete ne jug te vendit, si ne Fier dhe Berat, ne veri prurjet e lumenjve Mat dhe Vau i Dejes kercenojne me permbytje zonat e Lezhes dhe Shkodres. Moti i keq eshte bere edhe shkak aksidentesh ne vend, ku dje eshte regjistruar viktima e trete brenda dy diteve ne Gjirokaster.

Ne Fier lumi Gjanice ka nxjerre jashte funksioni prej dy ditesh tregun, ndersa permbytja e 100 banesave dhe bizneseve ka rrezikuar jeten e shtate personave qe kane shtepite prane rrjedhes se lumit. Shtabi i Emergjences njoftoi dje se jane shpetuar nga mbytja dy cifte te moshuarish dhe tre femije. Me se 80 tregtare industriale ishin njoftuar per te braktisur tregun, ndersa dje mund te shihje ambientet te kthyera ne nje rezervuar uji. Demet llogariten vetem ne materiale dhe shkojne ne dhjetera milione leke. Sipas prefektit Shahin Bejdaj, problemi qendron tek banesat e ndertuara afer shtratit te lumit pa pasur nje leje. Po keshtu lumi Vjose ka dale nga shtrati duke permbytur dhjetera hektare toke ne Levan, Qarr, Shtyllas, e Poro. Sipas kreut te Ndertimores, Sabedin Alliaj, numerohen 240 objekte pa leje ne disa lagje

Vau i Dejes ka zgjeruar shtratin e tij diten e djeshme pas 135 mm shi te rene 24 oret e fundit, duke kthyer ne pellg uji lagjet "10 Korriku" si dhe ne "Zdarlej" te Shkodres.

Probleme te medha jane shfaqur ne mjaft fshatra qe shtrihen pergjate Ultesires se Shkodres, si ne Berdice, Vig-Mnele dhe Hajmel. Mos pastrimi i kanaleve, ka sjelle permbytjen e 20 ha toke si pasoje e prurjeve te lumit Buna. Po keshtu lumi Gjader rrezikon fshatra te tere pasi digat e ngritura jane te dobeta. Kryetari i qarkut te Shkodres, Gjovalin Kolombi, kerkoi nga Shtabi i Emergjences masa urgjente per te parandaluar katastrofen.

Shkaterrimi i argjinatures se lumit Mat rrezikon qindra shtepi banimi dhe mijera ha toke qe mund te permbyten ne Kurbin, Lezhe apo Milot. Deri diten e djeshme u raportuan te pakten 160 ha nen pushtetin e ujerave dhe 30 shtepi te permbytura e demtuara. Sipas Rrok Gjelishit, banor i zones se Fushe-Kuqes, situata paraqitet e rrezikshme. "Kemi dy dite qe rrime zgjuar dhe ndjekim zhvillimet, pasi nga casti ne cast mund te mbytemi", thote ai. Argjinatura eshte demtuar te pakten ne 26 vende dhe nen uje jane 40 ha toke ne bashkine e Mamurrasit, Gjorm dhe Fushe-Mammurras. Probleme ka edhe ne Lac, rrethinat e Lezhes, Balldre, e Torovice aktualisht jane te permbytura rreth 120 ha toke me te mbjella.

Korresp. i rretheve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›