E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu ndihmoi grabitesit e fabrikes

Lezhe- Shiu dhe gjemimet gjate oreve te mengjesit te djeshem, kane favorizuar dy persona te identifikuar qe te vjedhin fabriken e tullave ne Kallmet te Lezhes, me lehtesine me te madhe. Autoret kane perdorur edhe teknika te kohes per te kryer bastisjen e arkes se finances se firmes "Milis", ku pasi e kane prere me ane te korrentit moren 4 milione leke. Nuk jane mjaftuar me kaq, pasi per te humbur gjurmet, i kane vene zjarrin zyres, duke e shkrumbuar. Ngjarja nuk eshte zbuluar dot as nga rojet e fabrikes qe nuk kane ndjere zhurmen e gurit freksibel me te cilen prihej dera metalike e kasafortes. Demi ka qene i madh, pasi jane shkrumbuar per disa ore te gjitha dokumentacionet e firmes. Policia e Lezhes nisi hetimet dhe deri dje ne mbremje beri te mundur ndalimin e dy prej te dyshuarve, Gjergj Ndokaj, 42-vjec dhe Jak Pepaj, 47-vjec, banore te zones. Gjate kontrolleve te banesave u zbuluan 3500 euro, ndersa u kryen edhe pergjime ambientale.

Ngjarja

Sipas burimeve zyrtare te policise se Lezhes, mesohet se ka qene ora 05:50, kur rojet e fabrikes kane vene re flaket e zjarrit qe dilnin nga njera prej zyrave te administrates se fabrikes se tullave "Milis". Menjehere ata kane njoftuar policine, e cila se bashku me repartin zjarrfikes ka mberritur ne vendin e ngjarjes pas dhjete minutash. Edhe fal reshjeve te vazhdueshme te shiut, eshte bere e mundur qe zjarri te fikej shpejt pa kaluar ne pjese te tjera te fabrikes. Pas shuarjes se zjarrit, ekspertet e policise kane konstatuar se dera e jashtme e godines ishte thyer dhe ishte hapur me gur freksibel kasaforta, ku ndodhej nje sasi e konsiderueshme parash. Dyshohet se zjarri te jete vene qellimisht per te humbur vemendjen e rojeve dhe gjurmet e lena ne vendngjarje pas vjedhjes se bujshme.

Hetimet

Hetimet e grupit te agjenteve dhe prokurorise jane perqendruar ne disa pista. Nuk perjashtohet qe te kete edhe persona te brendshem qe punojne ne fabrike, te cilet kane pasur dijeni per parate, te kene iniciuar vjedhjen e me pas djegien e dokumenteve. Burime nga grupi hetimor thane per gazeten se nje tjeter piste eshte konkurrenca, duke krijuar nje sulm te qellimshem qe te dukej si vjedhje. Gjithsesi per momentin nuk ka ende nje version zyrtar konkret per vjedhjen dhe djegien e fabrikes se tullave. Ne polici jane shoqeruar rojet e fabrikes, qe jane te dyshuarit kryesore per ngjarjen, pasi nuk kane degjuar as zhurmen e gurit freksibel dhe nuk kane pare autoret teksa hynin ne fabrike. Po keshtu ne pyetje eshte marre edhe drejtuesi i firmes, per te mesuar nese ka pasur ndonje konflikt gjate koheve te fundit, por ky version eshte rrezuar gjate hetimeve. Dje ne mbremje u ndaluan si te dyshuar Gjergj Ndokaj dhe Jak Pepaj, ndersa po hetojne per te gjetur bashkepunetore te tjere.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›