E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana East Gate" mberrin ne kryeqytet

Qendra me e re Tregtare nis te ndertohet ne janar prane Saukut, tek ish-Kartodromi

"Mane TCI sh.p.k." (zoteruese e Qendres Tregtare Univers - QTU) dhe e Balfin Group, prezanton projektin e tij te ndertimit me vleren prej 50 milione euro. E pozicionuar ne Sauk, te Kartodromi me emrin "Tirana East Gate", ndertimi do te filloje ne janar te vitit 2009 dhe pritet te hape dyert ne Nentor 2010. Siperfaqja e ndertimit (terrenit) do te jete 50,253 m2. Do te kete dy kate per parkim te nendheshem e kombinuar me parkim te jashtem, pra behet fjale per siperfaqe te mjaftueshme prej 1,643 automjetesh.

Luan Saliaj, administrator i pergjithshem i Mane TCI raporton se projekti do te jete nje sherbim i vertete tregtar me shume funksione. Ai pohon se "Qendra tregtare e rrethuar me siperfaqen e saj te gjelber, do t'i servire klienteve nje mundesi mjaft argetuese: kompleks kinemaje, fashion, qender per Fitness etj. Gjithashtu do t'u ofroje edhe disa sherbime sociale si p.sh. Food curr".

Por Saliaj evidenton edhe se qendra do te ofroje nje shumellojshmeri te aktiviteteve.

"Bazuar ne eksperiencen tone ne QTU, ne kemi bere mjaft permiresime ne projekte dhe dizenjime te cilat do te bejne te mundur sherbim me te mire dhe rrjedhimisht shopping dhe eksperience sociale me te mire per publikun", - ve ne dukje Saliaj.

Zona e Saukut eshte nje zone banimi ne rritje, me zhvillim potenciali tregtar te konsiderueshem per zonat e reja te jug-lindjes se Tiranes. Do te kete akses te mire te qendres tregtare, e siguruar kjo nga rruga ekzistuese (e rinovuar kohet e fundit), gjithashtu eshte akoma per te ndertuar unaza e Tiranes rreth parkut te liqenit, e cila do te bashkoje pjesen veriperendimore te Tiranes me jug-lindjen, e cila perfundon shume afer Qendres Tregtare. Ne cdo rast, disa autobuze falas do te jene ne dispozicion te vizitoreve. Infrastruktura ekzistuese me pishine te jashtme dhe me piste makinash do te zevendesohet me qendren e re.

"Projekti yne do te realizohet nga nje rishikim i gjere dhe social nga BERZH (Banka Evropiane per Ndertim dhe Zhvillim), per te cilin eshte perfshire edhe nje raport permbledhes ne kete publikim", - thekson Saliaj.

BERZH mbeshtet projektin ambicioz

Banka Evropiane per Ndertim dhe Zhvillim po siguron nje hua afatgjate prej 32.5 milione euro per ndertimin e nje qendre tregtare te standardeve perendimore ne periferi te Tiranes, me nje siperfaqe te pergjithshme ndertimi prej 50,253 m2 (71,000 m2 duke perfshire parkimin) nga e cila 38,951 m2 do jete siperfaqe qe do jepet me qira. Projekti eshte pjese e nje plani te pergjithshem per zhvillimin e nje zinxhiri qendrash tregtare dhe argetimi ne te gjithe Shqiperine, nen shembullin e suksesshem te QTU-se ne Tirane ne 2005.

Banka do te mbeshtese zgjerimin e pergjithshem te tregtise me pakice dhe te qendrave tregtare ne Shqiperi, do te rrite ndikimin e konkurrences ne kete sektor dhe do te kontribuoje ne riekuilibrimin e ofertes dhe kerkeses aktuale. Pjesemarrja e Bankes gjithashtu pritet te kontribuoje ne rritjen e aktivitetit te tregut dytesor te pasurive te patundshme ne vend. Per me teper, bashkepunimi i Bankes do te mbeshtese futjen e standardeve te reja te cilesise ne kete sektor dhe do te vendose nje etalon per zhvillime te ardhshme ne kete sektor.

Pjesemarrja e Bankes do te krijoje mundesi nenkontraktimi per kompanite lokale dhe do te kontribuoje ne rritjen e standardeve te biznesit, si p.sh nepermjet prezantimit te Standardeve Nderkombetare te Kontabilitetit.

Krijimi i vendeve te punes, nje prioritet

"Krijimi i punes dhe trajnimi jane prioritete per investitorin dhe kontraktuesin, ne te gjithe kantieret e ndertimit", deklaron z.Saliaj, administrator i kompanise Mane TCI duke theksuar se punonjesit e zones dhe nenkontraktuesit do te kete mundesine te punesohen. Edhe gjate kohes se ndertimit te Qendres qindra punetore do te gjejne punesim.

Qendra me hapjen e saj, do te siguroje punesim per shitjet me pakice si dhe do te jape perseri kontribut te vazhdueshem per ekonomine e Tiranes. Investuesi dhe zoteruesi i projektit do te jete Tirana East Gates sh.p.k, nje supplement i Mane TCI sh.p.k. BERZH po merr ne konsiderate financimin e projektit, se bashku me nje ose disa banka te tjera anetare.

MANE TCI

Mane TCI eshte investitor dhe zoteruesi pas te suksesshmes QTU ("Qendres Tregtare Univers"). Mane TCI eshte nje kompani qe merret me zhvillimin e pronave, si edhe kontraktuesi i vetem per projektet tregtare dhe pronat rezidenciale.

BALFIN GROUP

Balfin Group eshte grupi i bizneseve ne Shqiperi me aktivitetet kryesore si shitje me pakice dhe zhvillim te pronave. Mane TCI eshte pjese e Balfin Group. Anetaret e tjere te Balfin Group jane: Neptun- (shitjet me pakice dhe shumice te pajisjeve elektro-shtepiake) dhe Fashion Group (shitja me pakice e veshjeve), nje kompani menaxhuese ACREM.

Te dhenat e plota

Projekti, me vleresim mjedisor dhe social

Pershkrimi i projektit

Ndertimi i nje Qendre Tregtare te standardeve perendimore ne periferi te Tiranes me nje siperfaqe ndertimi prej 50,253 m2 (71,000 m2 duke perfshire edhe parkimin). Projekti ndjek zhvillimin e suksesshem te QTU-se ne Tirane ne 2005. BERZH eshte duke shqyrtuar mundesine e nje financimi afatgjate per projektin.

Kategoria vezhguese dhe arsyeja

Projekti eshte vezhguar B/0 nga BERZH. Ceshtjet mjedisore, te shendetit dhe sigurise, si dhe ato sociale (MSHSS) te lidhura me vendndodhjen dhe kushtet e truallit, projektimin, ndertimin dhe shfrytezimin ne rastin e zhvillimit te nje prone si Projekti ne fjale mund te identifikohen lehtesisht si dhe te adresohen nepermjet procedurave te pershtatshme per menaxhimit e riskut te ceshtjeve MSHSS. Ështe e nevojshme nje analize mjedisore e truallit dhe projektit.

Kerkesat per zbatim:

Projekti duhet te perputhet me standardet dhe kerkesat kombetare dhe ato te Bashkimit Evropian ne lidhje me mjedisin, shendetin e sigurine; duhet te pergatise nje PVMS dhe te dorezoje ne Banke nje Raport Mjedisor Vjetor. Banka do te monitoroje performancen mjedisore te projektit gjate projektit nepermjet nje shqyrtimi te Raportit Mjedisor Vjetor si edhe nepermjet vizitave monitoruese kurdo qe keto do te jene te nevojshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›