E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shishtaveci, vendi ideal i skiatoreve

Nje pjese e mire e territorit te vendit tone gjate dimrit mbulohet nga debora, por edhe pse terreni eshte i pershtatshem per te zhvilluar sportin e skive, vetem gjate viteve te fundit ky sport ka nisur te praktikohet nga te rinjte. Ne Shishtavec eshte organizuar nje turne me skiatore, ku kane marre pjese te rinj dhe te reja. Pas kampionatit te skive, qe u zhvillua ne Dardhe te Korces, ku edhe eshte ndertuar nje piste moderne me investime te shtetit tone, nje tjeter kampionat amator paralel, po zhvillohet ne Shishtavec, ku pushteti lokal ka ndertuar nje piste. Pavaresisht se pista nuk i ploteson parametrat per te zhvilluar gara zyrtare, sportiste te shumte, te apasionuar pas skive e kane shfrytezuar ate per te eksperimentuar sportin e tyre te preferuar. Djeme dhe vajza kane garuar per disa dite me radhe, ku edhe kane dale fituesit e ketyre garave, qe jane pershendetur nga te pranishmit e shumte. Suksesi i garave te para, pritet te pasohet me ndertimin e nje piste me moderne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›