E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen polemikat, tre ekipe per titullin

Aranit Muraci

Privilegji i fushes ne ndeshjen e fundit, se cila skuader nga kryesueset, do te luaje ne kryeqytet mori zyrtarisht fund, me publikimin e kalendarit te fazes se trete, nga ana e FSHF-se. Drejtuesit e Federates, pas konsultimeve te shumta, vendosen qe Tirana te jete ne krye te klasifikimit dhe ne fund ajo do te ndeshet ne kryeqytet me Vllaznine, qe eshte pozicionuar aktualisht e dyta. Percaktues rezultoi numri me i larte i golave qe ka shenuar Tirana, ne krahasim me rivalen e saj, Vllaznine. Golavarazhi i njejte per te dyja ekipet krijoi edhe debatet e fundit. Pretendimet e drejtuesve shkodrane, se ne dy ndeshjet direkte, gjate dy fazave te para, rezultatet i japin te drejten Vllaznise te jete e para dhe te luaje ndeshjen e fundit ne "Loro Borici". Gjithsesi, dje mori zyrtarisht fund telenovela dhe zhurma qe u krijua ne kampionat. Zyrtare te FSHF-se deklarojne se ne baze te rregullores, Tirana do ta luaje ndeshjen e fundit ne kryeqytet dhe mund te jete percaktuese per titullin kampion, ne rast se do te kene te njejtin rivalitet si ne fazat e para. Dje ekipet nisin pergatitjet per ndeshjet e para te fazes se trete. Ne kryeqytet, Tirana do te prese Lushnjen dhe ne Shkoder mysafir ne javen e pare te fazes se trete, do te jete Bylisi i Ballshit. Dinamo do te luaje ndaj Apolonise se Fierit. Ekipet kryesuese do te kene kundershtare te lehte, ne javen e pare te kampionatit. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola pas barazimit qe shenoi ekipi i tij ne Lushnje, po i ben llogarite per te fituar ndaj te njejtit kundershtar, ne kryeqytet. Kola beson se titulli do t'i perkase Tiranes. "Nuk ka dyshim se ekipi i Tiranes synon te fitoje titullin, objektiv i percaktuar qarte ne fillim te kampionatit. Rivaliteti sa vjen dhe ashpersohet, ndaj edhe duhet te mos gabojme ne asnje ndeshje." Ndaj Lushnjes, Tirana eshte ndalur ne nje barazim 0-0m ne javen e fundit te fazes se dyte, por rezultati pozitiv rezultati, pas humbjes se thelle te Vllaznise. Kuqeblute do te nisen javen e re me nje trajner te ri, kurse Dinamo ne drejtimin e Shkelqim Muces beson edhe me shume se do te mbroje titullin kampion. Nje tjeter prove, per sukses, ne baze te ecurise se kampionatit, pas sinjalit pozitiv qe dha sezonin e kaluar, do te jete edhe formula e kampionatit, me tre faza.

Haxhiosmanovic, trajner i Vllaznise

Trajneri qe i siguroi titullin e fundit kampion per Vllaznine, (viti 2001), si dhe siguroi trofeun e fundit ne Shkoder, Kupen e Shqiperise, (sezoni i kaluar), eshte rikthyer per te drejtuar serish te njejtin ekip, ne vendin tone. Malazesi, Dervish Haxhiosmanovic vizitoi dy dite me pare Shkodren, ku edhe pati nje takim me kreun e klubit te Vllaznise, Fushaj. Pas doreheqjes se trajnerit, Agim Canaj, qe drejtoi kuqeblute, deri nje jave me pare, pas humbjes se thelle ne Durres, Vllaznia emeroi Dervish Haxhiosmanovic trajner te ri te skuadres. Dervish Haxhiosmanovic, mberriti dje paradite ne Shkoder dhe nisi zyrtarisht nga puna, pas prezantimit me ekipin. Ai gjate karrieres se tij e ka drejtuar pese here Vllaznine, dhe eshte nje njeri i respektuar ne Shkoder. Ne raste kur ecuria e Vllanzise nuk eshte e mire, trajneri qe sherben si zevendesues perfekt eshte Haxhiosmanovic.

Java e 23-te (07.03.2009)

Tirana-Lushnja

Vllaznia-Bylis

Dinamo-Apolonia

Shkumbini-Flamurtari

Besa-Elbasani

Teuta-Partizani

Disiplinori

Sot do te publikohen vendimet, e Komisionit te Disiplines, per problemet e shumta qe ndodhen gjate javes se fundit. Ekipet e Terbunit, Butrintit dhe Beses se Kavajes, do te jene ne qender te gjyqesorit, ne FSHF.

Historia

Sezonin e kaluar Dinamo organizoi ndeshjen e fundit, ku perballe kishte rivalen per titullin, Partizanin. Ne "Selman Stermasi" blute triumfuan, duke siguruar titullin e 17-te ne histori. Kampionet ne fuqi ndodhen tre pike pas kryesuesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›