Trafiku Shqiperi-Greqi, zbulohet gomonia dhe thesi me 30 kg hashash
Himare - Nje gomone dhe 30 kg hashash jane bllokuar diten e djeshme pas nje operacioni. Gjate inspektimit te vijes bregdetare, efektive te policise kufitare kane pikasur nje thes te dyshimte ne afersi te portit te Himares. Gjetja e nje sasie lende narkotike ne pyll, ka vene ne levizje agjentet per te hetuar nje rrjet te mundshem te trafikut te narkotikeve ne linjen Shqiperi-Greqi, ose Shqiperi-Itali.
Ka qene ora 10:30 e mengjesit te djeshem, kur nje patrulle e policise kufitare ka vene re nje thes, 200 metra ne jug te portit, qe pas kontrollit ka rezultuar se behej fjale per lende narkotike te llojit kanabis sativa, e cila ishte braktisur. Ne hetime eshte perfshire edhe antidroga e policise se Vlores per pronesine e narkotikut, duke marre ne pyetje disa prej te dyshuarve te zones. Gjithsesi, agjentet kane vijuar kontrollin pergjate vijes bregdetare, duke arritur te zbulonin edhe nje gomone, rreth 4 metra e gjate, por me nje motor shume te vogel, vetem me 10 kuaj fuqi. Mjeti lundrues ishte braktisur ne Dhermi, por policia mendon se ai nuk mund te realizonte dot trafikun ne det te hapur, pasi ndodhej edhe afer postes se policise se Himares. Mjeti mesohet se eshte mbajtur per dy dite ne vezhgim dhe vetem diten e djeshme u sekuestrua, pas gjetjes se droges. Sipas burimeve te policise, dyshohet qe gomonia te jete turistike, por nuk perjashtohet se mund te perdoret dhe per kontrabande. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje person te ndaluar per trafikun e droges dhe mjetit lundrues, por vetem disa te shoqeruar, banore te zones ku u gjet mjeti lundrues dhe sasia e narkotikut. Ne fillim te ketij viti, forcat e policise kufitare kapen nje sasi prej gati 500 kg kanabis sativa prane Ksamilit, se bashku me gomonen qe do ta transportonte ne drejtim te Greqise. Policia arrestoi grupin e trafikanteve per kete rast. Po keshtu, vetem pak dite me pas u kap nje tjeter sasi e njejte ne gadishullin e Karaburunit, me destinacion Italine.
O.Hila