Shiste lende narkotike arrestohet nje 23 vjecar ne Elbasan
Një 23 vjeçar u arrestua të dielën në Elbasan për veprën penale "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
Sipas Policisë së Qarkut të Elbasanit, gjatë një aksioni rutinë të sektorit kundër lëndëve narkotike, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Armando Xhoxhi, 23 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, specialistët kundër lëndëve narkotike kanë gjetur dhjetë doza lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, të cilën ai e përdorte për ta shitur.
Materialet në ngarkim të 23 vjeçarit Xhoxhi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Elbasan për veprime të mëtejshme.