Durres/ Brenda Tetorit nisin punimet per kampusin
Në Universitetin e Durrësit, brenda muajit tetor do të nisin edhe punimet për ndërtimin e kampusit Universitar. Sipas rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema, në një intervistë për Abc news, projekti pqr kampusin është miratuar dhe do të jetë kampusi më modern në Ballkan.
Universiteti i Durrësit, i cili është në pritje të fillimit të vitit të ri akademik 2011-2012, vjen këtë vit me një degë të re të Informatikës Praktikë, e cila do t’u japë mundësi studentëve që të bëjnë praktikë në një nga shkollat profesionale të Durrësit. Ndërkohë që këtë vit është hapur edhe dega e re e doktoraturës për mësuesi.
Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, janë shpallur 2 mijë fitues, ndërkohë që rreth 15 % e numrit fitues, rezultojnë se nuk janë paraqitur për t’u rregjistruar pranë sekretarisë së Universitetit. Sipas rektorit Mema, ky numër korrespondon me ata studentë që kanë zgjedhur për të studiuar jashtë Shqipërisë, apo kanë fituar në një degë tjetër studimi. Vendet e mbetura poshtë u japin mundësi të rinjëve të tjerë të shpallen fitues pranë këtij universiteti.