E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: NATO vlerëson progresin e Shqipërisë



Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, vlerëson mbështetjen e NATO-s për proceset integruese të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë, mbështetjen përmes konsultimeve si një domosdoshmëri për njohjen dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm për integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Z. Oketa u takua dje me ekipin e konsultimeve të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s për vlerësimin e Raport-Progresit të Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të plotë të vendit tonë në NATO. Ministri Oketa e njohu ekipin e NATO-s me punën e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, veçanërisht pas marrjes së ftesës në samitin e Bukureshtit, për procesin e modernizmit dhe për asgjësimin e municioneve të tepërta. Ekipi i NATO-s, nga ana e tij, vlerësoi progresin e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, të cilat janë në bazë të përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve, në kuadër të anëtarësimit të plotë në Aleancë, bënë të ditur burimet e MB-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›