Shiten dy maja të Alpeve në Austri

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 18:00
Mediat austriake raportojnë se qeveria shpreson që të fitojë 121 mijë euro nga shitja e dy majave të malit, në Alpet në rajonin e Tirolit.
Agjencia për administrimin e patundshmërive në vend ka shpallur në faqen e saj të internetit se po shitet maja Grosser Kinigat, e lartë 2600 metra dhe Roskopfi, që gjenden në kufirin më Italinë.
Josef Auserlechner, drejtuesi i fshatit Kartitsch, fshatit afër maleve, është cituar të ketë thënë se komuniteti i tij është i interesuar t’i blejë.
“Në Greqi po shiten ishuj. Në Austri majat e malit”, ka thënë ai.
Administrata e pronave të patundshme ka thënë se maja e dy maleve, ofron “një nga pamjet më piktoreske” në këtë pjesë të Alpeve.