Shiten kapela dhe bastuni i Chaplin

Kapela cilindrike dhe bastuni janë shfrytëzuar për filmat e Chaplin “I Pastrehu i Vogël”, “Dritat e Metropolit” dhe “Kohërat Moderne”.
“Nuk dihet saktësisht se sa të ruajtura janë kapela dhe bastuni i Chaplin”, deklaroi Lucy Carr nga shtëpia Bonams për agjencinë Reuters.
Personazhi i pastrehë, me kapele cilindrike dhe me bastun, ishte ai që e bëri të njohur botërisht aktorin, Charlie Chaplin. I pastrehu, siç thoshte Chaplin, ishte krijuar rastësisht, në një ditë me shi, në studion Keystone. Për herë parë në film u shfaq në vitin 1914, ndërsa për herë të fundit më 1936, në filmin “Kohërat Moderne”.
Përveç kapelës dhe bastunit të Chaplin në ankand u shit dhe një letër e John Lennon, disa fotografi të aktores Marylin Monroe, saksofoni i pionierit të jazz muzikës, Charlie Parker, një strip i Charls Schulz – autorit të stripit Snuppy, dhe një karrige që ishte pjesë e “Ric’s Caffe’ në filmin “Casablanca”.