E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Spartak Braho mund te jete autori i kercenimeve

16/09/2010Nenkryetari i LSI-se Dritan Prifti i shkruan kryeprokurores Ina Rama

Ministri ende ne detyre i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes njeheresh nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti ka akuzuar direkt anetarin e kryesise se kesaj partie Spartak Braho si autor i mundshem i kercenimeve qe i kane mberritur gjate mujve te fundit. Ne nje leter qe i ka derguar prokurores se pergjithshme Ina Rama Prifti thekson se pretendimet e tij i bazon ne disa deklarata qe Braho ka bere ne medie. Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin keto kercenime por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale. Shprehja e tij per mua se nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem edhe i vdekur - i shkruan ai numrit nje te organit te akuzes. Ne kete leter bere pas denoncimit per kanosje numri dy i LSI-se thekson se disa jave me pare ka bere nje denoncim ne organin e prokurorise ne lidhje me disa mesazhe elektronike qe i kane kercenuar jeten atij dhe familjes se tij. Per te perforcuar mendimin se autor i kercenimeve mund te jete Spartak Braho Prifti kujton te kaluaren e tij si punonjes i prokurorise gjate periudhes se komunizmit por edhe faktin se akuzat qe i jane bere te birit punonjes i organit te akuzes per lidhjet me krimin. Spartaku ka nje te shkuar si prokuror i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij sic e ka zakon ai te mburret ka denuar njerez me vdekje ne litar. Ai ka dhe nje djale qe punon ne prokurori. Vitet e kaluara kane dale ne medie here pas here akuza per lidhjet e tij me boten e krimit pavaresisht se te pakonfirmuara ligjerisht - shkruan Prifti ne letren drejtuar kryeprokurores Ina Rama. Duke renditur keto ceshtje nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim kerkon qe Prokuroria gjate hetimit te saj te perfshije edhe Brahon. Ne kete leter te bere publike kerkohet qe hetimet te pershpejtohen ne menyre qe ceshtja te zbardhet dhe te zbulohen kercenuesit e vertete.

Pretendimet e Priftit ne letren e djeshme jane ne vazhdimesi te qendrimit qe ai mbajti dy dite me pare ndaj Brahos. Gjate konferences se fundit per shtyp si minister i METE-se Prifti theksoi se gjate mbledhjes se kryesise se LSI-se kur u miratuan ndryshimet ne qeveri Braho ka thene se me largimin e Priftit do te dobesohet se klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim. Gjithashtu Prifti tha se ne zgjedhjet e fundit politike Braho shiti votat e partise ne Lushnje.

Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin kercenimet por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale. Shprehja e tij per mua se nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem edhe i vdekur.

Qendrimi i Ilir Metes

Prifti tu drejtohet organeve te drejtesise per kercenimet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka deklaruar dje se Dritan Prifti nenkryetar i forces politike qe drejton duhet tu drejtohet organeve kompetente dhe te bashkepunoje me to per te gjitha kercenimet qe mund ti jene bere. E kam inkurajuar qe cdo kercenim cdo material qe ka lidhur me kercenimet qe jane bere ne cdo kohe tia coje prokurorise dhe te bashkepunoje me te gjithe stafin e tij shume ngushte me prokurorine me policine kriminale dhe te gjitha institucionet e ligjit sepse askush nuk duhet te guxoje ti beje presion nje ministri nje deputeti por edhe cdo qytetari ne kete vend - ka theksuar kreu i LSI-se njeheresh zevendeskryeminister dhe pasuesi i Priftit ne drejtimin e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Gjate komunikimit te djeshem me mediet shefi i LSI-se eshte pyetur edhe ne lidhje me pretendimet e Priftit se kercenimet qe i jane drejtuar muajt e fundit mund te kene si autor anetarin e kryesise Spartak Braho. Per Meten cdo njeri qe ka nje veper penale duhet te pergjigjet para drejtesise dhe nese konstatohet se kercenimet jane te verteta atehere personi i gjendur fajtor do te perjashtohet menjehere nga LSI-ja. Kreu i Levizjes nuk ka ngurruar te thote se ka komunikuar me Priftin dhe se eshte i gatshem te takohet me nenkryetarin e partise qe perfaqeson per te sqaruar me te arsyet e vendimit per levizjes se tij nga posti ministror. E kemi lene qe te takohemi dhe po pres me dashuri dhe mall te pashtershem - tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›