Thaçi fton hungarezët të investojnë në Kosovë

“Në këtë takim shumë miqësor ndërmjet dy kryeministrave, u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Thaçi falënderoi homologun e tij për ndihmën e Hungarisë, me theks të veçantë për njohjen e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës dhe mbështetjen e saj për perspektivën euro-atlantike të Kosovës”.
Sipas komunikatës, Kryeministri Thaçi theksoi se është momenti i duhur që investitorët e Hungarisë të vinë dhe të investojnë në Kosovë.
Ndërsa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sipas komunikatës, premtoj se do të inkurajojë biznesin hungarez për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.
“Ishte përfundim i përbashkët se dy vendet dhe populli hungarez dhe ai kosovar duhet të vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave më të mira”, thuhet në komunikatë.