E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet shtetesia shqiptare...

E diel 12 Shkurt 2012 1707 KRYEMINISTRI SALI BERISHAPropozimi i kryeministrit Berisha per ndryshimin e ligjit per dhenien e shtetesise shqiptare per kedo qe investon 100 mije euro ne vendin tone ka kthyer alarmin per nje zyrtarizim te mafias ne vend qe mund ta shohe Shqiperine si mundesi per te investuar parate e fituara ne rruge kriminale. Duke e pare kete nisme si nje rrezik per sigurine kombetare nenkryetari i komisionit parlamentar per keto ceshtje Ilir Gjoni tregon per Vizion Plus rrezikshmerine ne kushtet e nje shteti te brishte si Shqiperia. Gazetari investigativ Artan Hoxha merr shembuj te tille si Mali i Zi per te vulosur shqetesimin per legalizim te mafias pasi sipas tij shteti fqinj ka strehuar edhe ne rang kryeministrash duke u shitur shtetesine ne kembim te investimeve. Ai shkon dhe me tej kur deklaron se nje praktike e tille po perdoret nga mazhoranca per te pajisur me shtetesi shqiptare kosovare maqedonas apo malazez qe do te perktheheshin ne vota ne zgjedhjet parlamentare te 2013-es.. Por ndryshimi i ligjit per shtetesine nuk mund te behet pa votat e socialisteve pasi kerkon shumice te cilesuar ose 84 vota. Gjoni deklaron se PS nuk jep konsensus per nje nisme te tille.Ne mbledhjen e fundit te qeverise kryeministri Berisha paralajmeroi se shtetesine shqiptare mund ta marre kushdo qe investon 100 mije euro ne vendin tone. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›