Shitja e Albpetrolit parate do te investohen ne projekte te reja

Fondet që do të përfitohen nga shitja e Albpetrolit do të destinohen për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që qeveria shqiptare u ka bizneseve dhe njëkohësisht për realizimin e projekteve të reja përmes buxhetit.
Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, e ftuar në studion e “ABC News”, tha se paketa e privatizimit u ndërtua në një mënyrë tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët ofruan deri në shifrën maksimale prej 850 mln euro. Sipas saj, mendohet se kjo shifër është më tepër se dyfishi i asaj që pritej.
Sipas zonjës Guxholli, ofrimi i shifrave të larta për blerjen e Albpetroli shqiptar ishte një sukses i menaxhimit të duhur të të gjithë procesit. Ajo theksoi se në të njëjtën mënyrë do të menaxhohet edhe procesi për privatizimin e hidrocentraleve.
Gjatë fjalës së saj, këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë deklaroi se mundësi për ndryshimin e buxhetit të këtij vitit, do të jetë pozitiv, pasi do të shtojë fonde te reja.