E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kerkuari per vrasje

Prej 15 vjetësh i arratisur nga burgu, Rexhep Toshi kishte mundur t’i fshihej fare mirë policisë, deri pasditen e të shtunës kur gjatë debatit me rojen e një parkingu pranë mbikalimit të Kamzës u qëllua nga ky i fundit dhe mbeti i plagosur. Për këtë ngjarje policia arrestoi rojen Besnik Ismailgeci, por askush nga hetuesit nuk e kishte menduar se hetimet për konfliktin do të zbulonin që i plagosuri që ndodhet prej të premtes në Spitalin Ushtarak, ishte i dënuar me 24 vite burg për vrasje dhe arratisje nga burgu, si dhe me 12 vjet të tjera nga drejtësia greke për trafik droge. Rexhep Toshi, ishte prezantuar me emër të rremë, ndërsa verifikimet e policisë zbuluan identitetin e tij.
Toshi është akuzuar dhe dënuar me 24 vite burg për vrasjen e 37-vjeçarit Shkëlqim Pengu në Korçë. Ngjarja ndodhi në vitin 1996, pas një grindje banale mes tyre në një bilardo. Toshi u arrestua në atë kohë nga policia, por shleu vetëm 1 vit burg duke përfituar nga hapja e burgjeve gjatë trazirave të vitit 1997. Prej asaj kohe, Toshi ka jetuar në arrati në Greqi dhe në Shqipëri. Dënimi me 12 vite burg në Greqi bëri Pengu të kishte mundësi të fshihej në shtetin Helen. Sipas policisë, Toshi dyshohet të jetë strehuar vitet e fundit me emra të rremë në Tiranë ndoshta duke përfituar edhe nga ndihma e vëllezërve që jetojnë në kryeqytet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›