Shitja e HEC-eve ligji kalon ne Kuvend
Komisioni i Ekonomise miratoi dje projektligjin per privatizimin e kater hidrocentraleve ne vend. HEC-et qe jane nxjerre ne shitje jane Bistrica 1 dhe 2 HEC-i i Ulzes dhe ai i Shkopetit. Fillimisht drafti parashikon fillimisht heqjen e tyre nga pronesia e KESH-it dhe me pas nxjerrjen ne shitje. Pjese e draftit eshte edhe HEC-i i Lanabregasit por per momentin ai nuk parashikohet te privatizohet.
Ne kete drejtim qeveria ka dy variante. Varianti i pare dhe me i preferuari eshte ai shitjes perfundimtare te shumices se aksioneve dhe shperndarjes se pjeses tjeter ndermjet pronareve te tokes dhe punonjesve ndersa varianti tjeter eshte ai i dhenies me koncesion.
Debati nuk ka munguar edhe pse ne salle nuk ishin deputetet e PS-se. Deputetet demokrate Sherefedin Shehu dhe Bedri Hoxha shprehen nje sere dyshimesh mbi privatizimin apo dhenien me koncesion te ketyre HEC-eve duke votuar kunder draftit. I pranishem ne salle ishte edhe deputeti socialist Andis Harasani i cili kundershtoi shitjen e HEC-eve duke theksuar se liberalizimi i tregut nuk behet duke shitur asetet por duke rregulluar mbarevajtjen e institucioneve pergjegjese per energjine.